kor202015
Zëvendësuesit e vakteve, EFSA: Efikasë për të humbur në peshë dhe ruajtur rezultatin
Produktet e menduara si zëvendësues të vakteve në kontekstin e dietave hipokalorike janë një ndihmë e vlefshme sipas EFSA-s, Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore.
Produktet që tregtohen sot për humbjen në peshë janë të rregulluara nga një normativë që fikson limitet e kompozimit dhe rregullat e etiketimit, të cilat janë shumë strikte. Nëse përdoren sipas udhëzimeve të prodhuesve, këta ushqyes mund të zëvendësojnë plotësisht dietën ushqimore (Total diet replacement for weight control - DRP) ose pjesërisht (Meal replacement for weight control - MRP). Në 2010-ën EFSA iu njohu këtyre të fundit (pra MRP-ve) sigurinë dhe efikasitetin për rënien në peshë dhe në ruajtjen e saj, në kontekstin e një diete me përmbajtje të reduktuar energjetike për personat në mbipeshë. Ata që duan të ulin në mënyrë domethënëse peshën e tyre trupore për të arritur një rezultat të tillë, duhet të zëvendësojnë një ose dy vakte, ndërsa përmbajtja energjetike për çdo porcion duhet të jetë deri në 250 kcal.
Pas vlerësimit të një numri të madh të dhënash shkencore, EFSA ka rinovuar së fundit edhe opinionin e saj lidhur me kategorinë tjetër së produkteve, ato të menduara për të zëvendësuar të gjithë vaktin ushqimor (DRP). Por sipas saj, këta zëvendësues duhet të formulohen në mënyrë të tillë që të jenë të sigurt dhe të përshtatur për kriteret e personave që duan t'i përdorin si burim i vetëm ushqyes, për një periudhë të kufizuar kohe (nga disa në javë në disa muaj).
Objektivi i këtyre produkteve është që të çojnë në një deficit energjetik të rriturit në mbipeshë ose obezë në gjendje të mirë shëndetësore. Por nuk indikohen për pacientët që vuajnë nga çrregullime metabolike (si diabeti, probleme kardiovaskulare ose me sëmundje të mëlçisë dhe veshkave), apo për të rriturit në peshë normale, fëmijë, adoleshentë, gra shtatzëna, gra që kanë fëmijët në gji dhe të moshuarit, kategori për të cilat është i nevojshëm një kontroll konstant dhe individual mjekësor te specialisti. Produkte të tilla duhet të ofrojnë të paktën 600 kcal në ditë, vlerë që arrihet duke konsideruar minimumin e përmbajtur nga makro-ushqyesit e kësaj tipologjie dietike:
-75g proteina në ditë, të përllogaritura në bazë të PRI (Population Reference Intake) për personat mbipeshë ose obezë;
-30 g karbohidrate të përllogaritura mbi bazën e nevojave minimale për karbohidrate të nevojshme për trurin;
-një përmbajtje minimale prej 11 g të acidit linoleik dhe 1.4g të alfa-linoleik, dhe mikro-përbërësve të tjerë në bazë të vlerave të referimit të vlerësuara nga autoritetet kryesore shkencore.
Francesca De Vecchi
Eksperte në shkencat e të ushqyerit