Shëndetësi

shk32023

Pesha trupore. Marrja e kalorive është më e rëndësishme se koha ndërmjet vakteve

Shpeshtësia e konsumimit dhe madhësia e vakteve janë një përcaktues më i fortë i humbjes ose shtimit në peshë sesa koha midis vakteve, sipas një hulumtimi të botuar në "American Heart Association".

"Edhe pse modelet e të ngrënit që përshkruajnë agjërimin me ndërprerje janë të njohura, ende nuk kemi arritur të kuptojmë plotësisht nëse kufizimi i konsumimit të ushqimit në periudha të caktuara gjatë ditës ndihmon për të kontrolluar peshën", shpjegon Wendy Bennett nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin John Hopkins në Baltimore, autore kryesore e studimit.

Për të sqaruar më mirë situatën, studiuesit kanë analizuar lidhjen midis kohës nga vakti i parë në të fundit të ditës me ndryshimin e peshës duke përdorur të dhëna nga 550 të rritur nga tre sisteme të kujdesit shëndetësor në Maryland dhe Pensilvani.

Në përgjithësi, grupi përbëhej nga 80% të rritur të bardhë, 12% të rritur me ngjyrë dhe rreth 3% të rritur aziatikë. Shumica e pjesëmarrësve raportuan se kishin një arsim universitar ose më të lartë, mosha mesatare e tyre ishte 51 vjeç dhe indeksi mesatar i masës trupore ishte 30.8. Koha mesatare e ndjekjes ishte 6.3 vjet. Ekspertët krijuan një aplikacion celular i cili mundësonte katalogimin në kohë reale të orëve të gjumit, të ngrënit dhe zgjimit çdo 24 orë.

Pjesëmarrësit me indeks më të lartë të masës trupore kishin më shumë mundësi të ishin të rritur me ngjyrë, të ishin më të vjetër, të kishin diabet të tipit 2 ose presion të lartë të gjakut, të kishin një nivel arsimor më të ulët, të ushtroheshin më pak, të konsumonin më pak fruta dhe perime, të konsumonin vaktin e fundit të ditës para se të binin për të fjetur dhe kohëzgjatje më të shkurtër nga vakti i parë në të fundit të ditës, krahasuar me të rriturit që kishin indeks më të ulët të masës trupore.

Edhe pse analiza e të dhënave zbuloi se koha midis vakteve nuk ishte e lidhur me ndryshimet në peshë gjatë periudhës së ndjekjes. Numri total ditor i vakteve të mëdha (më shumë se 1000 kalori) dhe i vakteve mesatare (500-1000 kalori) u shoqërua me shtim në peshë gjatë ndjekjes, vaktet e vogla (më pak se 500 kalori) u shoqëruan me humbje në peshë. "Edhe pse studimet e mëparshme kanë sugjeruar se agjërimi me ndërprerje mund të përmirësojë ritmet e trupit dhe të rregullojë metabolizmin, studimi ynë nuk e zbuloi këtë lidhje", përfundojnë autorët.

 

JAHA 2023. Doi: 10.1161/JAHA.122.026484
http://doi.org/10.1161/JAHA.122.026484


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC