Ushqyerje

gus72015

Gjurma e farmacistit në historinë e ushqimeve

Farmacistët përgjatë kohërave kanë kontribuuar në zbulimin dhe përpunimin e disa prej ushqimeve që përdoren gjerësisht sot. Më i njohur është rasti i Coca-cola-s. Pija lindi në vitin 1886 në Atlanta nga një shurup me ujë, sheqer dhe ekstrakte bimore. Ishte farmacisti John Pemberton që miksoi përbërësit bimorë që konsistonin në ekstrakte të gjetheve të kokainës dhe arrën e cola-s (fryt i një bime që rritet në Afrikën perëndimore dhe Indonezi). Fillimisht u prodhua për t'u shkrirë në ujë të gazuar, më pas u tregtua si mjekim për dhimbjen e kokës, por menjëherë u vu re se ishte një pije e këndshme dhe freskuese.
Historia e margarinës është më pak e njohur. Zbulimi i saj i dedikohet një farmacisti francez, Hyppolite Mège-Mouriès, i cili në vitin 1869 mori pjesë në një konkurs kërkimesh në Paris, të propozuar nga Napoleon III për të gjetur një substancë të yndyrshme më pak të kushtueshme se gjalpi. Mège-Mouriès zhvilloi një emulsion që kishte pjesërisht yndyrë dhe pjesërisht ujë. Në formulimin fillestar pjesa e ujshme përbëhej nga qumështi i skremuar, ndërsa ajo e yndyrshme përbëhej nga yndyra e viçit e shkrirë dhe e rafinuar. 
Një tjetër kontribut u dha nga Antoine Augustin Parmentier, farmacist i lindur në vitin  1737, në Picardia. Atij i detyrohet emri i pjatës franceze "potage Parmentier", supë kremoze me bazë patateje. Parmentier u njoh me zhardhokun e patates gjatë shërbimit ushtarak kur edhe u burgos. Pasi u kthye në vendlindje iu përkushtua studimit të disa ushqimeve dhe meqë në fund të viteve '700 kërkoheshin bimë ushqyese për të zëvendësuar drithërat në periudha mungesash, ai filloi të kultivonte lloje të ndryshme patatesh në bashkëpunim me qeverinë franceze, me rezultate shumë të mira edhe në terrene pak pjellore. Në vitin 1785 patatja hyn zyrtarisht në dietën evropiane.
Në fund sheqeri: Në Evropë, përdorimi i tij në popullsinë e gjerë filloi 2 shekuj më parë. Në shek. XII, ajo u importua si lloj gjatë kryqëzatave në Tokën e Shenjtë dhe përdorej nga farmacistët për të fshehur shijen e hidhur të mjekimeve të ndryshme".  

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC