Farmaci

nën52014

Farmacistët përfshihen në luftën kundër hiperkolesterolemisë

Për tre muaj, nga tetori në dhjetor, farmacistët italianë të specializuar në përgatitjet galenike (Rete Farmacisti Preparatori) do të japin informacione dhe këshilla praktike për të parandaluar hiperkolesteroleminë. Ky është qëllimi i nismës  "Të duam veten: stop kolesterolit të keq", të ndërmarrë nga një network që përmbledh 170 farmaci. Do të vihen në dispozicion për publikun kartat dieto-terapeutike mbi parandalimin e hiperkolesterolemisë (raporte të vërteta të përditësuara me këshilla farmaceutike) dhe ditarin metabolik -vademekumi i mirëqënies i quajtur ''Rete Farmacisti Preparatori'' që u lejon qytetarëve të ndjekin rregullisht, ditë pas dite, të gjitha parametrat e shëndetit të tyre. "Një studim i kryer në 2008-n nga Anmco/HCF Onlus tregoi se vetëm 24% e njerëzve që vuajnë nga hiperkolesterolemia marrin trajtimin e duhur, ndërsa kur bëhet fjalë për popullatën femërore vetëm 17,2% ndjek një trajtim të përshtatshëm", shpjegon Santo Barreca, një nga përfaqësuesit e farmacistëve të specializuar në përgatitjet galenike. "Parandalimi është strategjia kryesore për të mbajtur kolesterolin brenda niveleve të rekomanduara. Dhe në drejtim të parandalimit, farmacistët mund të japin kontributin e tyre me veprime për të informuar publikun rreth asaj se si zakonet e këqija të ushqyerjes dhe një stil jetese jo korrekt mund të dëmtojnë gjendjen e mirë të shëndetit tonë".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC