Ushqyerje

sht292015

Ushqimet pikante mund të ulin riskun e vdekjes nga kanceri, kardiopatia dhe diabeti

tags: Ushqime

Ushqyerja më tepër se një herë në javë me produkte pikante asociohet me një risk më të vogël vdekjeje nga diabeti, kanceri, kardiopatia ishemike dhe sëmundjet respiratore. Ja rezultatet e një studimi të publikuar në revistën "British Medical Journal", me autor kryesor Jun Lv, nga departamenti i epidemiologjisë  në Universitetin e Shkencave në Pekin. Studime të mëparshme kanë sugjeruar se disa erëza për shkak të ingredientit të tyre bioaktiv, capsaicinës ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore të tilla si antiobeziteti, vetitë anti-oksiduese, anti-inflamnatore dhe ato anti-tumorale. Studiuesit duke u nisur nga kjo predispozitë kanë ekzaminuar lidhjen mes konsumit javor të ushqimeve pikante dhe riskut global të vdekshmërisë në 487.375 persona mes moshës 30 dhe 79 vjeç, në një studim të zgjatur mes viteve 2004 - 2008.
"Pjesëmarrësit me histori tumori, sëmundje kardiake dhe iktus u përjashtuan nga studimi dhe në të njëjtën kohë u vlerësuan mosha, statusi civil, niveli i arsimimit dhe aktiviteti fizik", pohon LV.
Të dhënat e mbledhura treguan se, në krahasim me ata që hanin ushqime pikante më pak se një herë në javë, personat që hanin të tilla më shumë se një herë në javë kishin një reduktim të riskut të vdekshmërisë me 10%. Ndërsa te ata që hanin ushqime djegëse më shumë se 3 herë në javë, risku ulej me 14% .
"Lidhja mes ushqimeve djegëse dhe uljes së riskut ishte veçanërisht e dukshme te ata që nuk ishin konsumatorë të alkoolit dhe më shumë te gratë se te burrat", saktësojnë autorët duke nënvizuar se ata që hanin spec djegës të freskët kishin tendencën një risk më të ulët për vdekje nga kanceri, kardiopatia ishemike dhe diabeti. 
Por në një editorial, Nita Forohui nga Universiteti i Kembrixhit "i hedh ujë zjarrit" duke pohuar se është shumë herët për të thënë që ushqimi pikant përmirëson shëndetin në drejtim të këtyre patologjive. "Duhen kërkime të mëtejshme për të verifikuar nëse përkimi është rezultat i drejtpërdrejtë i marrjes së ushqimit pikant apo nëse bëhet fjalë për efektin e faktorëve të tjerë  dietikë të lidhur me stilin e jetës", përfundon studiuesja. 

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC