maj262016
Ushqimet si barna për parandalimin e patologjive endokrine
Ushqyerja korrekte ka qenë gjithnjë e lidhur me mirëqenien dhe shëndetin, ndërsa sot gjithnjë e më shumë provat shkencore e konfirmojnë këtë lidhje. Tashmë dihet se si disa ushqime, për përmbajtjen e tyre me principe aktive janë në gjendje që të ndikojnë aktivitetin hormonal të gjendrave endokrine dhe të parandalojnë ose ndryshojnë dekursin e patologjive si obeziteti, diabeti dhe sindromën e vezores policistike. Në Itali 3 milionë njerëz janë prekur nga diabeti tip 2 dhe përllogaritet se numri i tyre do të dyfishohet brenda 20 viteve, me një shtim shqetësues të rasteve në grupmoshat më të reja.
Në fakt janë të shumtë personat në mbipeshë ose obezë që nuk e dinë se janë diabetikë, si dhe ata me risk të lartë për shkak të trashëgimisë dhe zakoneve të të ushqyerit.
"Sfida e vërtetë qëndron në zbatimin e programeve të parandalimit dhe në aftësinë për të përhapur një kulturë që informon popullatën nw risk duke e orientuar drejt një kontrolli të përshtatshëm të dietës dhe ushtrimeve fizike", komenton Piernicola Garofalo, president i Ame onlus.
Veçanërisht në risk për zhvillimin e diabetit janë pacientet e prekura nga sindroma e vezores policistike, një çrregullim që prek 7-8% të grave në moshë pjellore, ku një ushqyerje e aftë për të parandaluar pikun glicemik post-prandial, përgjegjës për përgjigjen e tepërt insulinike, mund të përfaqësojë një mjet efikas parandalimi.
"Nevojitet të kufizohet konsumi i sheqerit dhe karbohidrateve të rafinuara, duke preferuar ato me një indeks të ulët glicemik; të kufizohen yndyrnat shtazore; të ndahet marrja e ushqimeve në vakte të vogla dhe të shpeshta, me një konsum të lartë kalorish në mëngjes dhe të shtohet konsumi i peshkut", rekomandon Agostino Paoletta, koordinator i komisionit të barnave, AME.
Promovuesit e nutraceutikës mbështesin idenë se përdorimi i ushqimeve si barna do të garantonte një kursim në shëndetësi dhe një mbështetje më të madhe nga ana e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Të dhënat e mbledhura deri më tani janë inkurajuese por kërkimi nuk ndalet: "AME ka krijuar një grup ekspertësh me detyrën për të nxitur nisjen e trialeve që dokumentojnë, në bazë shkencore efikasitetin ose jo të disa ndërhyrjeve në ushqime dhe dietës me integratorë ushqyes ku variacionet janë megjithatë të mëdha në ofertën e tregut", thotë Vincenzo Toscano, president i AME.