Ushqyerje

gus252016

Si ndryshon risku i kancerit në gji në sajë të frutave dhe pijeve alkoolike

tags: Fruta

Dy studime të publikuara në "British Medical Journal" ofrojnë informacione të reja për rolin e dietës ushqimore në kancerin e gjirit.
I pari i koordinuar nga Walter Willett, profesor në  "Brigham and Women's Hospital and Harvard Medical School", ka përfshirë 90.000 infermiere amerikane që kanë plotësuar pyetësorët ushqimorë në epoka të ndryshme të jetës së tyre. Në harkun e 22 viteve follow-up u verifikuan më shumë se 3.200 raste me karcinomë mamare invazive. Gratë me konsumin më të madh frutave në adoleshencë (mesatarisht 2.9 porcione në ditë) shfaqnin një risk më të ulët për kancer gjiri me 25% në krahasim me bashkëmoshataret që merrnin sasi më të vogla (0.5 porcionesh në ditë). "As konsumi i perimeve në adoleshencë as ai i frutave apo perimeve në moshë të rritur nuk rezultuan të lidhura me riskun për tumor", thonë autorët.

Studimi tjetër i drejtuar në rreth 22.000 gra daneze në post-menopauzë nga Marie Dam, kërkuese në "National Institute of Public Health" në Kopenhagen, theksoi riskun pwr tumor nga konsumi i alkoolit. Gjatë 11 viteve follow-up 1.050 gra zhvilluan një tumor në gji dhe 1.750 një sëmundje koronarike. "Në total gratë që në harkun e 5 vjetëve të vëzhgimit e rritën konsumin e pijeve alkoolike nga 7 në 14 pije në javë, kishin një risk më të madh kanceri në gji në krahasim me bashkëmoshataret ku konsumi i alkoolit ishte ruajtur i qëndrueshëm", shpjegon Dam.

Në një editorial shoqërues Timothy Key nga Universiteti i Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan: "Pavarësisht se duhen studime të tjera për të arritur në përfundime përmbyllëse në lidhje me rolin e mundshëm mbrojtës të frutave në adoleshencë sa i takon kancerit të gjirit, frutat dhe perimet kanë efekte të njohura në shëndet dhe nevojitet të konsumohet në sasi të mëdha në të gjitha moshat. Po të marrim si shembull Mbretërinë e Bashkuar, konsumi i frutave dhe perimeve mes moshës 11 - 18 vjeç është me tre porcione në ditë dhe vetëm 10% e adoleshentëve e arrin objektivin e rekomanduar me 5 porcione në ditë".

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC