Ushqyerje

pri202017

Topinambur, i pasur me fibra të tretshme për kontrollin e glicemisë

Ndër ingredientët ushqimorë që sugjerohen për të ndryshuar dietën e përditshme, topinambur është një burim i mirë me ushqyes funksionalë dhe me fuqi të ulët kalorike

Helianthus tuberosus L., angjinarja e Jeruzalemit, patatja kanadeze ose siç quhet zakonisht në Francë Topinambur është një bimë me origjinë amerikanoveriore, e cila është përshtatur për kultivim edhe në lartësi të mëdha, por që preferon më shumë klimat e buta e të ngrohta. Është më e përhapur si foragjer për të ushqyer kafshët, por ka disa cilësi ushqyese që e bëjnë një burim alternativ ushqimor edhe në dietën tonë të përditshme. Rrënjët dhe gjethet përdoren në fitoterapi për cilësitë e tyre diuretike dhe tretëse, ndërsa si produkt ushqimor konsumohet zhardhoku pjesa e nëndheshme e ngrënshme, e mbledhur në dimër, e cila është e pasur me elemente ushqyese. 

Topinambur krahasohet shpesh me pataten ndonëse nuk përmban amidon dhe përveç origjinës gjeografike e botanike nuk ka shumë të përbashkëta me këtë të fundit. Përmban ujë deri në 80% të peshës së tij dhe ka një përmbajtje kalorike prej 30 kcal çdo 100 gr. Përbërësi kryesor i cili ka dhe vetitë kryesore ushqyese është inulina, një fibër prebiotike e tretshme që përbën deri në 60% të peshës së thatë dhe që i jep zhardhokut një shije të ëmbël karakteristike (të ngjashme, siç nënvizon një nga emrat, me atë të angjinares).
Pra indikohet si burim fibrash, në veçanti për dietat ku është i nevojshëm një kontroll rigoroz dhe konstant i niveleve të glicemisë e kolesterolit në gjak. Përmban edhe mikroelemente si kripërat minerale (natriumi, fosfori, magnezi dhe seleniumi) e vitamina A. Duke pasur kujdes në pastrimin e sipërfaqes për të larguar mbetjet e tokës, zhardhoku mund të konsumohet me lëkurë, duke ruajtur në maksimum përthithjen e elementeve ushqyese. Edhe në përgatitje është një ushqim i lehtë për t'u gatuar, duke favorizuar një konsum më të madh. Mund të zihet, gatuhet me avull, ose të skuqet në tigan (si kërpudhat), të hahet me feta ose të grihet krudo (p.sh në salcë ose sallatë). Një kundërindikim i mundshëm qëndron pikërisht në përmbajtjen e lartë të inulinës së fermentuar nga bifidobakteret dhe laktobacilet e zorrës duke prodhuar acide organike. Te disa subjekte veçanërisht të ndjeshme mund të tolerohet keq sepse favorizon formimin e gazrave.

 

Francesca De Vecchi
Eksperte në shkencat dhe teknologjitë ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC