Ushqyerje

nën172017

Insektet, nga janari i 2018-s do të shërbehen si ushqim edhe në Itali

Insektet janë një nga opsionet e mundshme për problemet e jetesës do të ketë popullsia botërore në vitin 2050, kur do të duhet të përballet me rritjen demografike të parashikuar dhe të garantojë ushqim për të gjithë, shprehet Andrea Mascaretti, President i Qendrës për Zhvillimin e Qëndrueshëm, që po drejton projektin "Të ushqejmë Planetin me burime të tjera të qëndrueshme: insektet e ngrënshme", duke u nisur nga fakti që insektet përfaqësojnë një burim proteinash dhe aminoacidesh më efikase se sa kafshët e përdorura si ushqim njerëzor: me të njëjtat sasi proteinash, ato konsumojnë në fakt sasi tepër të vogla ushqimi, uji, energjie dhe prodhojnë më pak gaz serë. Nga një pikëpamje nutricionale, përveç se përmbajnë proteina me vlera të larta, ato janë një burim i mirë i acideve yndyrore të monostaturara dhe/ose polisaturuara, si dhe janë të pasura me mikroushqyes (kalcium, bakër, hekur, zink, magnez, mangan dhe selen), folate dhe vitamina të grupit B.
Por, sipas Donatella Bollini, nutricioniste dhe eksperte në komitetin shkencor të Cultural Frame of Food, mund të ketë ende disa aspekte që duhet të hetohen, veçanërisht për sa i përket tretjes dhe përthithjes së tyre. Prania e kitinës, komponent i ekzoskeletit të tyre mund të jetë në fakt një faktor kritik edhe nëse është parë se ka një tretje gastrike që lejon më pas përthithjen intestinale të proteinave dhe të ushqyesve kryesorë. Megjithatë përdorimet që po eksperimentohen në kontekstin njerëzor janë interesante. Mielli i insekteve (bulkthit p.sh.,) është shtuar në sasi deri në 20% në makarona dhe biskota duke bërë që si pasojë të shtohet vlera e tyre ushqyese, duke na detyruar që të mendojmë për futjen në dietë. Nëse ushqyerja me insekte nuk është një risi për të paktën një të tretën e popullsisë botërore, në rajonin tonë ka paragjykime por edhe mungesë dëshire për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë. Deri pak kohë më parë, të ndaluara si përdorim ushqimor në Bashkimin Europian, insektet (e rritura, ose larvat e tyre) mund të propozohen si ushqime për njerëzit nga 1 janari 2018, falë një rregulloreje të re të BE-së që do të lejojë tregtimin në të gjithë vendet anëtare, duke shembur kështu murin e parë të ndryshimeve dhe duke i hapur rrugën një prodhimi të ri të kontrolluar dhe të sigurt nga një pikëpamje higjieno-sanitare, siç ndodh për çdo ushqim në shitje.
Por cili është qëndrimi i italianëve? Sipas një anketimi Coldiretti/Ixe' të zhvilluar, 54% e italianëve ishin kundër duke e konsideruar si një ushqim të huaj për kulturën kombëtare, 24% ishin indiferentë dhe 16% ishin në favor. Një kuadër më i detajuar përshkruhet nga një kërkim i prezantuar nga Rosantonietta Scramaglia, docente e sociologjisë në IULM dhe anëtar i komitetit shkencor të Qendrës për Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku 513 të rritur janë intervistuar mbi përfshirjen e insekteve në dietën italiane. Megjithëse kampioni nuk është përfaqësues, përshkruan mirë popullsinë italiane që rezulton të jetë akoma me komplekse dhe e pavendosur. Kjo diferencë zbehet kur fillojnë të dallojnë midis specieve të insekteve të ngrënshme: atëherë del në pah një farë disponueshmërie për konsumin e milingonave dhe bulkthave që rezultojnë më të pranuara. Në kompleks mbi 47% shprehen dakord që të lejohet shitja: vlerë që shkon deri në 57% mes atyre që përdorin ushqime etnike, por zbret kur iu kërkohet që t'i provojnë, vetëm nëse bulkthi, karkalecat dhe milingonat janë të përfshira në brendësi të miellit, tacos apo barretave, ku ato nuk njihen në formën e tyre origjinale.  


 

Francesca De Vecchi
Eksperte në shkenca dhe teknologji ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC