Ushqyerje

tet112017

Hikrra dhe vetitë e saj funksionale

E kultivuar që nga shekulli XV në Europë, është braktisur më pas gradualisht. Sot interesi ndaj kësaj kulture po rritet sërish falë studimeve mbi efektet e disa prej substancave bioaktive të saj dhe vlerat ushqyese në kontekstin e dietave të veçanta.

Hikrra ose gruri i zi (Fagopyrum esculentum Moencho) është një bimë barishtore me origjinë nga një provincë në jug-perëndim të Kinës, e sjellë në Europë nëpërmjet Greqisë dhe Ballkanit. Është quajtur në mënyrë të gabuar "grurë" për shkak të përmbajtjes së lartë me karbohidrate dhe sepse nga farat e tij përftohet miell që mund të përdoret njëlloj si ai i disa drithërave të tjera. Ka veti ushqyese të veçanta që sot kanë ringjallur interesin e nutricionistëve: është në fakt shumë e përdorur në produkte të këshilluara për disa regjime dietike të veçanta. 
Ka një përmbajtje të lartë karbohidratesh (65%) dhe proteinash (12,4%) me një vlerë të mirë biologjike për shkak të pranisë së aminoacideve esenciale dhe sulfateve. Lipidet (3,3%) janë të përbëra kryesisht nga acide yndyrore të monosatururara (acid oleik) dhe të polisaturuara (acid linoleik). Përmban një sasi të mirë fibrash (6%) për më tepër të patretshme prej kripërave minerale (kalcium, hekur, selen, fosfor dhe kalium) dhe vitamina B1 dhe B2. I njihen veti të shumta ushqyese dhe efekte të dobishme për shëndetin: ndihmon në reduktimin e niveleve të kolesterolit plazmatik, përmirëson metabolizmin e glukozës sepse përmban d-chiro-inositol (DCI) që rrit me 19% perceptimin e insulinës; përmirëson hipertensionin dhe ka efekte anti-inflamatore. Rezultatet e studimeve in vitro dhe te kafshët sugjerojnë se pjesa më e madhe e karakteristikave të saj duhet t'i atribuohen komponentëve të saj bioaktivë - përveç DCI - disa flavonoide si rutina dhe quercetina.
Është një ushqyes me një fuqi të mirë ngopëse, i këshilluar për ata që kanë nevojë të kontrollojnë marrjen e kalorive; është i përshtatshëm në dietën e sportistëve, për të sëmurët me celiaki pasi nuk përmban gluten dhe është i përshtatshëm për vegjetarianët dhe veganët për përmbajtjen e mirë proteinike dhe të glukozës. Disa studime raportojnë riskun se konsumi i hikrrës mund të shkaktojë reaksione alergjike: në Azi është një shkak i zakonshëm i reaksioneve anafilaktike edhe të rënda; në Europë, Amerikën e Veriut dhe Kanada alergjia është e rrallë (të rralla janë dhe studimet që kanë treguar fenomenin) por po fillohet me regjistrimin e disa rasteve. Në Itali është trajtuar si një alergjen i fshehur, por shfaqet më shpesh në rajonet veriore (Badiu et al. 2013).

 

Francesca De Vecchi
Eksperte në shkencat dhe teknologjitë ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC