Ushqyerje

kor212017

Agjërimi në ditë të alternuara nuk është më efikas se kufizimi kalorik i përditshëm

Sipas një studimi të publikuar në Jama Internal Medicine një regjim agjërimi në ditë të alternuara nuk ka pasur efekt në pjesëmarrje më të madhe në regjim, humbjen më të madhe në peshë, ruajtjen e peshës apo përmirësimin e indikatorëve të riskut për sëmundjet kardiovaskulare, në krahasim me një dietë me kufizim të përditshëm kalorik. Dietat me agjërim në ditë të alternuara po bëhen shumë popullore meqë duken më të lehta për t'u ndjekur nga disa persona që hasin vështirësi në ndjekjen e një diete tradicionale për të humbur peshë. Por në fakt nuk ka studime klinike të cilat kanë vlerësuar efikasitetin e tyre real. 
"Kemi dashur të krahasojmë efektet e agjërimit në ditë të alternuara në humbjen në peshë, ruajtjen e peshës dhe në indikatorët e riskut për sëmundjet kardiovaskulare me efekt kufizimin e përditshëm të kalorive", pohon John Trepanowski, profesor në Department of Kinesiology and Nutrition, University of Illinois, autor kryesor i studimit.
Një studim i zhvilluar mes tetorit 2001 dhe janarit 2015 ka vlerësuar 100 të rritur obezë të ndarë për një vit në 3 grupe të ndryshme. Grupi i parë karakterizohej nga agjërimi në ditë të alternuara me 25% të kërkesave për kalorike në ditët e agjërimit dhe 125% të kërkesave për kalori në ditët e alternuara; grupi i dytë nga një kufizim kalorik i përditshëm me 75% të kërkesave për kalori çdo ditë; grupi i tretë asnjë ndërhyrje si grup kontrolli.
Rezultatet treguan se pas një viti humbja në peshë në grupin e agjërimit me ditë të alternuara nuk ishte shumë e ndryshme nga ajo e grupit me kufizim kalorik të përditshëm (në krahasim me grupin e kontrollit: - 6.8% në secilin grup për 6 muaj; -6.0% vs -5.3% respektivisht në 12 muaj). Autorët nënvizojnë disa limite të studimit: grupi i kontrollit nuk mori të njëjtën vëmendje në krahasim me grupet e ndërhyrjes, gjë që mund të përbëjë një faktor ngatërrues. Në fund, besueshmëria e studimit rezultoi e reduktuar për shkak të normës së lartë të braktisjes, si dhe mundësia për të prodhuar rezultate u kufizua nga regjistrimi me shumicë e adultëve obezë, metabolikisht të shëndetshëm.

 

Jama Intern Med. 2017. doi: 10.1001/jamainternmed.2017.0936 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28459931


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC