Ushqyerje

maj102017

Dietat pa gluten, nuk japin përfitim te njerëzit që nuk vuajnë nga celiakia

tags: Gluten

Sipas një studimi të publikuar në British Medical Journal, nuk ka ndonjë lidhje mes konsumit afatgjatë të glutenit në dietën e personave pa sëmundje celiakie dhe riskut për sëmundje kardiake koronare. Për më tepër kufizimi i glutenit mund të çojë në një marrje të reduktuar të drithërave integrale, që në të vërtetë lidhen me përfitimet kardiovaskulare. Pacientët me celiaki duhet të shmangin marrjen e glutenit për të mos pasur pasoja inflamatore dhe probleme intestinale, por gjatë viteve të fundit tendenca për të mos marrë gluten është në rritje edhe mes individëve që nuk vuajnë nga një patologji e tillë, për shkak të bindjes së vazhdueshme se gluteni mund të ketë efekte përgjithësisht të dëmshme.
"Megjithatë nuk ka ende studime afatgjata që të kenë vlerësuar raportin mes glutenit ushqimor dhe riskut për patologji kronike si sëmundjet kardiake koronare te personat pa celiaki, - pohon Benjamin Lebwohl, nga Columbia University College of Physicians and Surgeons, Nju Jork. - Prandaj kemi vendosur që të vlerësojmë nëse ka ndonjë lidhje mes marrjes afatgjatë të glutenit dhe zhvillimit të sëmundjes kardiake koronare".
Për këtë arsye kërkuesit kanë analizuar të dhënat e profesionistëve të shëndetësisë në SHBA, konkretisht 64.714 gra dhe 45.303 burra, pa histori për sëmundje koronare, të cilët plotësuan një pyetësor ushqimor të detajuar çdo katër vjet nga viti 1986 deri në 2010-n. Konsumi i glutenit dhe zhvillimi i sëmundjes koronare janë monitoruar në këtë interval 26-vjeçar. Pas marrjes në konsideratë të faktorëve të riskut të njohur, nuk janë gjetur lidhje domethënëse mes konsumimit të glutenit të vlerësuar dhe riskut për një koronaropati globale. Autorët, ndonëse nënvizojnë kufizimet e këtij studimi vëzhgimor, mes të cilave mos daljen në përfundime shkak/efekt, shprehen: "Promovimi i dietave pa gluten me qëllim parandalimin e sëmundjes koronare mes personave asimptomatikë pa sëmundje celiakie, nuk duhet të këshillohet". 

 

Bmj 2017. Doi: 10.1136/bmj.j1892
http://www.bmj.com/content/357/bmj.j1892


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC