Ushqyerje

sht72017

Hiperkolesterolemia, studimi në BE: Me fitosterole kosto të reduktuara në eventet kardiovaskulare

Duke përdorur 1.7 g fitosterole në ditë personat mbi 55 vjeç me hiperkolesterolemi do të kishin një reduktim prej 2.3% të riskut për shtrim në spital nga evente kardiovaskulare, duke sjellë vetëm në Evropë një kursim prej 26.5 miliardë eurosh në pesë vjet. Në kë përfundim ka arritur një studim i ri i autorizuar nga Food Supplement Europe. Në të gjithë BE-në jetojnë 31.1 milionë persona me moshë mbi 55 vjeç që vuajnë nga hiperkolesterolemia e rëndë dhe që kanë një risk të barabartë me 24.3% për t'u prekur nga një event kardiovaskular me pasojë hospitalizimin. Fitosterolet kanë dëshmuar se reduktojnë nivelet e kolesterolit LDL.
Ka prova të qarta se miliarda euro kosto që mbulojnë eventet kardiovaskulare mund të kursehen nëpërmjet përhapjes së përdorimit të integratorëve në popullsitë target të BE-së. Kërkuesit e pavarur të Frost & Sullivan kanë llogaritur, në fakt, ngarkesën ekonomike që lidhet me menaxhimin e eventeve kardiovaskulare të shkaktuara nga hiperkolesterolemia dhe kanë vlerësuar një kosto me ngarkesë të shërbimeve shëndetësore të BE me 1.328 miliardë euro viteve 2016 dhe 2020, rreth 266 miliardë euro në vit, me një ekuivalencë prej 34.637 eurosh për çdo event. Rezultatet e studimit janë përfshirë në raportin e ri Frost & Sullivan: Healthcare Cost Savings of Phytosterol Food Supplements in the European Union (http://www.foodsupplementseurope.org ).
Ky është studimi i dytë i publikuar në harkun e një viti që ka dëshmuar potencialin madhor të integrimit ushqimor në BE në raport me eventet kardiovaskulare. "Në studimin e parë të vitit 2016, kërkuesit e Frost & Sullivan kishin llogaritur një kursim prej 13 miliardë eurosh në vit nga një konsum ditor prej 1.000 mg shtesash ushqimore omega 3 EPA + DHA, në popullsinë mbi 55 vjeç, - deklaron Anna Paonessa, përgjegjëse e Integratori Italia. - Në këtë studim të ri flitet gjithnjë për riskun kardiovaskular: analiza tashmë ekzaminon nëpërmjet një simulimi, impaktin pozitiv të integrimit ushqimor me fitosterole në kostot e shërbimeve shëndetësore në BE dhe në cilësinë e jetës të grupit të synuar, të konsideruar në risk nga studimi". Në shkurt të 2017-s u publikua një raport që kishte përllogaritur kursimin e gjeneruar nga integrimi i Kalciumit dhe Vitaminës D në reduktimin e frakturave kockore në 27.8 milionë persona në BE, me moshë mbi 55 vjeç, të cilët vuajnë nga osteoporoza. Kursimi u vlerësua në 3.96 miliardë euro në vit.

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC