Ushqyerje

shk82018

Hiperkolesterolemia, dobitë e një diete që përfshin bajamet dhe çokollatën

Përfshirja e bajameve, çokollatës së plotë dhe e kakaos në një dietë të shëndetshme, do të reduktonte rreziqet e shfaqjes së sëmundjeve koronare.

"Është e rëndësishme ta vëmë në kontekstin e duhur këtë mesazh: nuk duhen ngrënë sasi të mëdha çokollate dhe bajamesh për të ulur kolesterolin LDL. Në ditë, një njeri ka në dispozicion rreth 270 kalori që mund t'i përdorë sipas dëshirës dhe, kur për këtë qëllim përdoren ushqime të tilla si bajamet, çokollata e plotë dhe kakaoja, do të kemi dobi për shëndetin, në ndryshim nga përdorimi i ushqimeve të tjera, siç janë për shembull, brumërat", konfirmon Penny Kris-Etherton (Universiteti i Shtetit Pen, SHBA), autor kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë vlerësuar efektet e mëvetësishme dhe të kombinuara të çokollatës së plotë, kakaos dhe bajameve në përqendrimin e lipideve, lipoproteinave, apolipoproteinave, në shëndetin vaskular dhe mbi stresin oksidues te 31 të rritur të shëndetshëm (13 gra, me moshë mesatare 46,3 vjeç), në mbipeshë apo obezë (IMT mesatar 29,6 kg/m2) me nivel të lartë kolesteroli total (210 mg/dL) dhe kolesterol LDL (138,3 mg/dL). Pjesëmarrësit kanë konsumuar një nga katër dietat e parashikuara, që ishin të ngjashme mes tyre dhe që ndryshonin vetëm te disa ushqime përbërëse.

Ja, cilat ishin regjimet:

1. Asnjë ushqim "trajtues" (dieta normale amerikane).
2. 42.5 gramë bajame në ditë (dieta me bajame).
3. 18 gramë kakao pluhur dhe 43 gramë çokollatë e plotë në ditë (dieta me çokollatë).
4. Bajame, kakao pluhur dhe çokollatë e plotë (dieta me çokollatë dhe bajame).

Dieta ka zgjatur 4 javë, e ndjekur nga një pushim prej dy javësh.

- Krahasuar me dietën normale amerikane, kolesteroli total, kolesteroli jo HDL dhe kolesteroli LDL janë reduktuar respektivisht 4%, 5% dhe 7% në tre dietat pasardhëse.
- Dieta me çokollatë dhe bajame e ka reduktuar me 5% apolipoproteinën B, krahasuar me dietën normale amerikane.
- Gjithmonë krahasuar me këtë regjim ushqimor, dieta me bajame ka sjellë një reduktim më të madh të kolesterolit LDL në grimca të mëdha dhe të lehta.
- Dieta me çokollatë dhe bajame, ka shkaktuar një rënie më të madhe të LDL-së në grimca të vogla dhe të dendura.
Asnjëra nga dietat nuk ka ndikuar në shënjuesit e shëndetit vaskular dhe të stresit oksidues.

 

Jaha 2017. Doi:10.1161/JAHA.116.005162
http://jaha.ahajournals.org/content/6/12/e005162


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC