Ushqyerje

gus302018

Diabeti 2. Dieta vegjetariane përmirëson vlerat e hemoglobinës së glikuar

Sipas një rishikimi të literaturës së publikuar në "Clinical Nutrition", dietat vegane e vegjetariane mund të reduktojnë hemoglobinën e glikuar (HbA1c) dhe vlerat e kolesterolit, përveçse përmirësojnë faktorë të tjerë rreziku kardiometabolik tek ata që janë në mbipeshë në moshë të mesme dhe që e kontrollojnë me barna diabetin e tyre të tipit 2.

"Për të përditësuar udhëzimet e praktikës klinike që kanë të bëjnë me terapinë e ushqyerjes, së Shoqatës Europiane për Studimin e Diabetit (EASD), kemi analizuar rezultatet e nëntë studimeve me përzgjedhje rastësore dhe të kontrolluara, në të cilat janë përfshirë 664 pjesëmarrës që merrnin barna nga goja për të ulur gliceminë, insulinë, agjentë për uljen e yndyrave dhe agjentë antihipertensivë", shpjegon Effie Viguiliouka (Spitali "St. Michael" në Toronto), që ka udhëhequr grupin e studimit.

Rezultatet e analizës kanë treguar se modelet dietike vegjetariane zvogëlojnë dukshëm HbA1c (-0,29%), gliceminë esëll (-0,56 mmol/L), kolesterolin LDL (-0,12 mmol/L), kolesterolin jo HDL (-0,13 mmol/L), peshën trupore (-2,15 kg), indeksin e masës trupore (-0,74 kg/m2) dhe perimetrin e belit (-2,86 cm ).

Nga ana tjetër, nuk është vënë re asnjë efekt domethënës mbi insulinën esëll, kolesterolin HDL, trigliceridet apo tensionin e gjakut. Siguria e përgjithshme e provave ishte e moderuar, por ishte e ulët për insulinën esëll, trigliceridet dhe perimetrin e belit.

"Në bazë të zbulimeve, zakonet ushqimore vegjetariane përmirësojnë kontrollin glicemik, kolesterolin LDL, kolesterolin jo HDL, peshën trupore dhe masën dhjamore në subjektet me diabet të tipit 2, duke mbështetur përfshirjen e tyre në menaxhimin e sëmundjes", shkruajnë autorët, duke rikujtuar se do të jenë të nevojshme studime klinike me përzgjedhje rastësore dhe të kontrolluara për t'iu përgjigjur pyetjeve që nuk mundën të merrnin përgjigje gjatë këtij studimi, mes të cilave, lloji i dietës së bazuar në perime dhe se si një dietë vegjetariane mund të ndikojë në menaxhimin e sëmundjes te personat me diabet të tipit 1.

 

Clin Nutr. 2018. doi: 10.1016/j.clnu.2018.05.032
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29960809


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC