Ushqyerje

nën82018

Diabeti i tipit 2. Ç'ndikim kanë mbi të, dietat vegjetariane e vegane

Sipas një studimi të publikuar në "BMJ Open Diabetes Research&Care", një dietë kryesisht vegjetariane ose vegane mund të përshtatet për të kontrolluar aspekte të ndryshme të diabetit të tipit 2. "Kjo lloj diete shoqërohet nga një përmirësim në mirëqenien psikologjike, një reduktim të disa prej faktorëve të njohur të rrezikut për diabetin e tipit 2 dhe ndoshta edhe disa nga ato që lidhen me sëmundjen kardiovaskulare, një nga shkaqet kryesore të vdekjes së parakohshme te diabetikët", thotë Anastasios Toumpanakis (Universiteti i Londrës), i cili drejtoi grupin e punës. Hulumtuesit donin të sqaronin nëse një dietë kryesisht me bazë bimore mund të lidhej me një përmirësim, përveç faktorëve të rrezikut, edhe të humorit dhe të mirëqenies së pacientëve.

Për këtë, ata shqyrtuan 11 studime klinike të publikuara në periudhën 1999-2017, të cilat krahasuan dietat me bazë perimet, me lloje të tjera dietash te 433 vetë. Një analizë sistematike e rezultateve tregoi se si cilësia fizike, ashtu edhe ajo emocionale e jetës dhe simptomat depresive u përmirësuan ndjeshëm vetëm te pacientët që ndiqnin dietën kryesisht vegjetariane ose vegane.

Neuropatia është pakësuar si në grupet që ndoqën një dietë me përbërje të madhe bimore, ashtu edhe në grupet e krahasimit, edhe pse më shumë në grupin e parë, ndërsa humbja e kontrollit mbi temperaturën e këmbëve në grupet me dietë të ndryshme nga ajo bimore ka sugjeruar se konsumimi i ushqimeve me bazë bimore mund të ketë ngadalësuar dëmtimin progresiv të nervave që zakonisht shoqëron diabetin.

Nivelet e hemoglobinës së glikuar dhe ato të glukozës esëll, kanë rënë ndjeshëm tek ata që i kanë eliminuar të gjitha produktet me origjinë shtazore, ose kanë ngrënë shumë pak dhe këta pjesëmarrës kanë humbur edhe pothuajse dyfish peshën (5.23 kg në krahasim me 2.83 kg), përveçse është vënë re ulja e ndjeshme e yndyrave në gjak. Në gjashtë studime, edhe ata që ndoqën një dietë kryesisht vegjetariane apo vegane ishin në gjendje të reduktonin ose të ndërprisnin medikamentet që po merrnin për diabet dhe për patologjitë e lidhura me të, siç është hipertensioni.

 

BMJ Open Diab Res Care 2018. doi: 10.1136/bmjdrc-2018-000534
https://drc.bmj.com/content/6/1/e000534


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC