Ushqyerje

nën272018

Alkooli. Pragu i konsumit të sigurt është... zero!

Nuk ekziston një nivel konsumi i pijeve alkoolike që të jetë i sigurt. Lajme të këqija këto për pothuajse 2,4 miliardë pijedashës në botë, 63% e të cilëve janë meshkuj. Vdekjet që i atribuohen konsumit të alkoolit janë pothuajse 3 milionë (12% e vdekjeve te meshkujt nga mosha 15 deri në 49 vjeç). Këto janë rezultatet e një studimi të publikuar në "Lancet" në shtator 2018, me të dhëna që janë marrë nga organet më të mëdha të shtypit ndërkombëtar. Konsumi i alkoolit është një nga faktorët kryesorë të riskut për vdekshmërinë dhe paaftësinë, por ende debatohet mbi efektet e mundshme mbrojtëse që mund të ketë përdorimi i moderuar në kushte specifike.

Studimi në fjalë bën pjesë në "The Global Burden of Disease" (GBD), studimi epidemiologjik vëzhgues që vlerëson impaktin e sëmundjeve të ndryshme, për t'iu ofruar shteteve instrumente menaxhimi për politikat shëndetësore. Ai ka vlerësuar sasinë, zakonet e konsumimit dhe të ashtuquajturin DALY (Disability-Adjusted Lost Years), një masë të paaftësisë dhe cilësinë e jetës dhe vdekjes së parakohshme të popullsisë në 195 vende, në vitet 1990-2016.

Në nivel botëror, konsumimi i alkoolit ka rezultuar faktori i shtatë i riskut, qoftë për vdekjen, qoftë për paaftësinë (DALY) në vitin 2016. Te konkluzionet autorët nxjerrin në pah që risku për të gjitha shkaqet e vdekjes, duke përfshirë kancerin, rritet me rritjen e sasisë së alkoolit të konsumuar: pra, niveli i konsumit që minimizon dëmtimin e gjendjes shëndetësore është i barabartë me zero. Këto të dhëna, sipas autorëve, duhet të sjellin një rishikim global të politikave të konsumit dhe një sforcim për të zvogëluar nivelet e përdorimit në popullsi. Thuhet se studimi nuk bën dallim ndërmjet tipologjive të pijeve alkoolike, por bazohet vetëm tek efektet e konsumit të alkoolit etilik, për shkak të substancës kancerogjene dhe toksike që është e pranishme në secilën prej tyre dhe përfundon që efektet ndoshta pozitive (për shembull, në sistemin kardiovaskular) nuk barazojnë ato negative, për pjesën tjetër të organeve.

Mesazhi i fundit i punimit që nuk zgjon dyshime dhe është plotësisht i ri, lexohet në një koment në portalin Epicentro të Qendrës Kombëtare për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Promovimin e Shëndetit të (Instituti i Lartë i Shëndetësisë, Itali). Që nga viti 1995, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaronte në "European Charter on Alcohol" se nuk ekzistojnë nivele të sigurta, duke riafirmuar konceptin e "less is better" të themeluar mbi ndërgjegjësimin dhe gjykimin e konsumatorit. "Këto të dhëna, shpjegon Giuseppe Grosso, ekspert i nutricionit, bashkautor i studimit, kanë vënë në dukje se shkaku i parë i vdekjes që lidhet me konsumimin e pijeve alkoolike janë incidentet rrugore dhe shkaku i dytë, tuberkulozi".
Në nivelin e një kombi të vetëm, sidoqoftë, do të interpretoheshin dhe vlerësoheshin në fushën e përdorimeve dhe stileve të përshtatura të jetesës. Në Itali, për shembull, aty ku modalitetet e konsumit ndryshojnë shumë nga pjesa tjetër e vendeve, risku që lidhet me konsumin e alkoolit varet edhe nga stili i jetës në përgjithësi dhe nga prania bashkëkohore e faktorëve të tjerë të riskut (duhanpirja, jeta sedentare, obeziteti, diabeti).

 

Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC