Ushqyerje

dhj132019

Konsumi i tepruar i bulmetrave, lidhet me shtim të vdekshmërisë

Të dhënat e tri studimeve të mëdha kohorte nuk e mbështesin lidhjen e kundërt mes konsumimit të bulmetrave dhe vdekshmërisë, sipas përfundimeve të një studimi të publikuar në "BMJ", me autor kryesor Ming Ding (Departamenti i Ushqyerjes, Shkolla Harvard e Shëndetit Publik në Boston).

"Produktet e qumështit, të konsumuara gjerësisht në të gjithë botën, janë burime të proteinave, vitaminës D dhe kalciumit. Por, disa përbërës të tyre, si yndyrnat e ngopura dhe kolesteroli, mund të kenë efekte negative mbi shëndetin", thotë studiuesi, duke theksuar se nga studimet e mëparshme kanë dalë lidhje të pavlefshme ose mesatarisht të kundërta midis produkteve të bulmetrave të plota dhe rrezikut për hipertension, diabet të tipit 2, sëmundje kardiovaskulare, kancer kolorektal dhe kancer të gjirit.
Sidoqoftë, rritja e konsumit të produkteve të qumështit është shoqëruar me një rrezik të shtuar për  kancer të prostatës dhe karcinomë ovarike. Për t'u thelluar më tej mbi temën, studiuesit përzgjodhën 217.755 pjesëmarrës nga tre studime të mëdha kohorte: Studimi i Shëndetit të Infermierëve, Studimi i Shëndetit të Infermierëve II dhe Studimi Ndjekës i Profesionistëve të Shëndetësisë.
"Ata që konsumuan sasi të larta të produkteve të qumështit kishin një rrezik të shtuar të vdekshmërisë totale kardiovaskulare dhe kancerit", shkruajnë studiuesit, të cilët gjithashtu zbuluan se kur bulmeti zëvendësohet me fasule, drithëra integrale ose arra, rreziku i vdekjes zvogëlohet. Dhe, kur bulmeti zëvendësohet me mish të kuq dhe të përpunuar, rreziku rritet.

"Si përfundim, të dhënat tona nuk mbështesin një lidhje të kundërt midis sasisë së lartë të konsumit të qumështit dhe rrezikut të vdekshmërisë", shkruajnë autorët, duke specifikuar se një analizë dozë-përgjigje sugjeron që dy porcione në ditë qumështi ose produkte të qumështit, lidhen me reduktim të vdekshmërisë kardiovaskulare. "Në të kundërt, një konsum më i lartë i produkteve të qumështit shoqërohet me vdekshmëri pak më të lartë, veçanërisht për kancerin, çështje që meriton hetime të mëtejshme", përfundon Mingu.


BMJ 2019. Doi: 10.1136/bmj.l6204
http://dx.doi.org/10.1136/bmj.l6204


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC