mar82019
Diabeti, karbohidratet, yndyrnat e proteinat. Vështirë të kuptosh si reagojnë mbi kontrollin
Sipas një studimi të publikuar në "Diabetic Medicine", për diabetikët, është e vështirë të formulosh udhëzime të bazuara tek ushqimet. Duke u nisur nga studimet mbi makronutrientët, edhe edukimi i pacientëve duhet të synojë t'i ndihmojë njerëzit për të zbuluar një qasje dietike optimale për secilin.
"Kërkimet mbi diabetin synojnë të reflektojnë interesat e botës akademike ose të industrisë farmaceutike, më shumë sesa të atyre njerëzve që jetojnë me diabetin e tipit 2. "James Lind Alliance" është themeluar për të ndryshuar këto përparësi dhe e bën këtë, duke bëër së bashku operatorët shëndetësorë dhe pacientët, në mënyrë që të përcaktohen përparësitë e kërkimit. 10 prioritetet e kërkimit, të identifikuara në diabetin e tipit 2, përfshijnë argumente e faktorë të stilit të jetës", shpjegon Pamela Dyson (OCDEM, Universiteti i Oksfordit, Mbretëri e Bashkuar), autore kryesore e studimit.
Për të vlerësuar më mirë rolin që luajnë karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat në menaxhimin e diabetit të tipit 2, është bërë një rishikim i literaturës, duke përdorur tre baza të dhënash. Rezultatet përfshinin ndryshimet në HbA1c, në peshën trupore, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe rrezikun kardiovaskular. Kështu, nuk ka patur asnjë provë të dukshme se ekziston një raport optimal makronutrientësh për të përmirësuar kontrollin glicemik ose për reduktim të rrezikut kardiovaskular.
Vështirësitë kryesore që kanë hasur autorët, kanë qenë përcaktimi i efektit të pavarur që ka manipulimi i makronutrientëve dhe identifikimi i efekteve të makronutrientëve, pavarësisht ushqimeve dhe modeleve ushqimore, ndonëse ka qenë e dukshme se marrja në mënyrë të ekzagjeruar e makronutrientëve më vete, mund të lidhet me rreziqe për shëndetin.
"Kush vuan nga diabeti i tipit 2, duhet të ndjekë një dietë optimale të detajuar dhe të dijë në veçanti se sa karbohidrate, yndyrna dhe proteina duhen konsumuar, por kjo pyetje, nuk mund të ketë një përgjigje përfundimtare për arsye të ndryshme, mes të cilave, edhe për shkak të vështirësisë që paraqet përcaktimi i efektit të një ndërhyrjeje dietike të pavarur nga humbja në peshë, fakti që manipulimi i sasisë së një makronutrienti të vetëm ndikon mbi dy makronutrientët e mbetur dhe sepse ekziston një variacion individual i përgjigjes së njerëzve ndaj ushqimeve dhe substancave të ndryshme ushqyese", përfundojnë autorët.
Në fund, ata nënvizojnë mundësinë e përdorimit të modeleve ushqimore më shumë sesa atë të fokusimit mbi nutrientët e veçantë specifikë, që është treguar gjerësisht nga studime klinike, siç janë ato mbi modelet ushqimore të tipit mesdhetar për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Diabet Med. 2018 Sep 27. doi: 10.1111/dme.13826
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30264442