pri52019
Lidhja mes kolesterolit ushqimor e vezëve, me sëmundjen kardiovaskulare
Konsumi më i lartë i ushqimeve me kolesterol ose i vezëve ka rezultuar dukshëm i lidhur me një rrezik në rritje për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje nga të gjitha shkaqet, te të rriturit amerikanë. Lidhja ka qenë e llojit dozë/përgjigje. Në këtë rezultat, ka arritur grupi i punës i Victor Zhong (Universiteti Veriperëndimor, Çikago), në një studim të botuar në "JAMA".
"Kolesteroli është një lëndë ushqyese e zakonshme në dietën njerëzore dhe vezët, janë burim i rëndësishëm i kolesterolit ushqimor. Megjithatë, mbetet e debatueshme nëse kolesteroli ushqimor apo konsumimi i vezëve është i lidhur me sëmundjen kardiovaskulare dhe me vdekshmërinë", thotë Zhongu.
Për të përcaktuar praninë e mundshme të një lidhjeje, hulumtuesit kanë rigrupuar të dhënat e pjesëmarrësve në gjashtë grupe amerikane, me informacione të mbledhura në periudhën 25 mars 1985-31 gusht 2016. Kështu, në 29,615 të rritur, të ndjekur mesatarisht për 17,5 vjet, për çdo 300 mg kolesterol ushqimor shtesë të konsumuar në ditë, është vërejtur një lidhje e dukshme me një rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare (raporti i rregulluar i rrezikut: 1,17; diferenca absolute e rrezikut [ARD] e rregulluar: 3.24%) dhe vdekshmëria nga të gjitha shkaqet (HR e rregulluar: 1.18; ARD: 4.43% e rregulluar) dhe secila gjysmë vezë shtesë e konsumuar në ditë ishte dukshëm e lidhur me një rrezik më të lartë për sëmundje kardiovaskulare (HR e rregulluar, 1.06, ARD e rregulluar, 1.11%) dhe vdekshmëri për të gjitha shkaqet (HR e rregulluar, 1.08, ARD e rregulluar: 1.93%).
"Duke marrë parasysh pasojat negative të ngrënies së vezëve dhe kolesterolit ushqimor në kuadrin e modeleve të shëndetshme dietike për zemrën, nuk duhet të harrojmë rëndësinë e ndjekjes së rekomandimeve dietike të bazuara në prova, të tilla si kufizimi i marrjes së ushqimeve të pasura me kolesterol", shkruan në një editorial, Robert Eckel, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Kolorados, në Shtetet e Bashkuara.
JAMA. 2019. doi: 10.1001/jama.2019.1572
https://dx.doi.org/10.1001/jama.2019.1572