Ushqyerje

pri292019

Zoonoza. Norovirusi, rreziku që vjen nga ushqimet krudo dhe të gatuara pak

Numri i rasteve të zoonozave ushqimore është në rritje, qoftë sepse janë patologji gjithnjë e më të diagnostikuara, qoftë sepse zakonet dhe stilet e jetës, konsumimi më i madh i ushqimeve krudo e pak të trajtuara, si dhe shtimi i personave të ndjeshëm, kanë rritur riskun e infektimit dhe rasteve e sëmundjes.
Krah campylobacterit, listeriozës dhe salmonelozës, të diagnostikuara më shpesh, zonooza nga norovirusi është ndoshta ajo për të cilën flitet më pak.
Norovirusi është një virus me filament të vetëm të ARN-së, të njohur fillimisht me emrin virusi i Norvalkut, qytet i Ohajos nga i cili kishte origjinën një epidemi e gjerë gastroenteriti në vitin 1968. Tashmë, diagnoza e gastroenteritit nga Norovirusi është lehtësuar nga disponueshmërua e testeve të shpejta për kërkimin nga kampionët biologjikë të tri gjenogrupeve që e përfaqësojnë: GI, GII dhe GVI, infektues për njeriun dhe të ndarë në më shumë se 30 gjenotipe.

Në Itali, kontaminimet nga bakteret patogjene janë ndër alarmet ushqimore më të përhapura. Edhe infeksioni nga Norovirusi, zbulohet me simptoma të zakonshme të gastroenteritit, pra, me nauze, të vjella (sidomos te fëmijët), diarre të ujshme, krampe abdominale dhe fillimin, 1 ose 2 ditë pas gëlltitjes së ushqimit të kontaminuar. Normalisht, e vetmja masë është ajo e konsumimit të shumë lëngjeve për të kompensuar dehidratimin pas të vjellave dhe diarresë. Dehidratimi mund të paraqesë një komplikacion më serioz për fëmijët, të moshuarit dhe individët me ekuilibër të pasigurt metabolik dhe të qarkullimit të gjakut, prandaj duhet të kërkojnë më shumë vëmendje mjekësore (Epicentro).

Norovirusi është një virus enterik me transmetim oro-fekal. Njeriu është rezervuari kryesor i infeksionit. Nëpërmjet kontaminimit të ujërave, virusi mund të infektojë lehtësisht ushqimet, si: pijet, frutat, sidomos luleshtrydhet ose frutat e pyllit në përgjithësi, perimet dhe frutat e detit, si midhjet dhe gocat e detit, që konsumohen më lehtësisht krudo ose pak të gatuara, përveç sallatës, erëzave dhe bimëve aromatike. Në Itali, rastet më të rënda janë shënuar pikërisht si pasojë e konsumimit të molusqeve bivalve krudo.

Por, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë prandaj gatimi (kur është i mundur) e inaktivizon duke e bërë konsumimin të sigurt. Është mirë që të respektohen normat higjienike bazë, duke larë me kujdes frutat dhe perimet (sidomos nëse konsumohen nga individë të kategorive më të ekspozuara). Vëmendje e veçantë i kushtohet blerjes së molusqeve bivalve të gjalla: duhet të jenë me origjinë të sigurt (të kontrollohen gjithmonë nëse kanë në paketim një etiketë me indikacionet e prejardhjes) dhe të gatuara, me paralajmërimin që të vijohet me gatimin deri në 5 minuta pas hapjes së guaskës.


Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC