Ushqyerje

kor252019

Sindroma e zorrës së irrituar. Protokolli dietik FODMAP

Sindroma e zorrës së irrituar (SZI) nuk është sëmundje e vërtetë, por një sërë çrregullimesh gastrointestinale që godasin rreth 15% të popullsisë dhe kryesisht, femrat. Ënjtje, dhimbje barku, nauze, meteorizëm, diarre dhe/ose kapsllëk. Këto janë simptomat më të njohura të sindromës, që shkakton një përkeqësim të ndjeshëm në cilësinë e jetës së përditshme.
"Aktualisht, nuk ekzistojnë analiza diagnostikuese, por është zhvilluar dhe aprovuar një protokoll dietik që përmirëson ndjeshëm simptomatologjinë", thotë Ambra Ciliberto, dietiste e Institutit Klinik "Sant'Ambrogio" dhe Poliklinikës San Donato.

Me kalimin e kohës është vërejtur se disa strategji dietike të synuara, arrijnë ta lehtësojnë SZI-në te shumë pacientë. Në një numër të konsiderueshëm, për shembull, përjashtimi i glutenit për 4-8 javë sjell një përmirësim të ndjeshëm të sinjaleve në nivelin gastrointestinal, edhe kur nuk është diagnostikuar celiakia apo alergjia nga gruri. Një tjetër protokoll i zbatuar kohët e fundit bazohet në dietën FODMAP (fruktanet dhe galaktanet) dhe poliolet (të tilla si sorbitol, manitol, manganol, ksilitol dhe maltitol). Protokolli ka një kohëzgjatje prej 6-8 javësh, në të cilat, fillimisht përjashtohen një sërë ushqimesh dhe pastaj, ato rinisen gradualisht.

Hapi i parë i dietës përfshin heqjen e ushqimeve të pasura me FODMAP. Ai mbulon të gjitha kategoritë: perimet (shpargull, karçof, qepë, hudhra), fruta (mollë, dardha, qershi, pjeshkë, arra dhe fruta të thata), produktet e qumështit, mjaltë, bishtajore dhe gluten. Kjo ndiqet nga një rikthim gradual, me monitorimin e reagimit të trupit dhe më në fund, personalizimin e dietës bazuar në aftësinë personale për të toleruar ushqime të caktuara dhe përjashtimin e të tjerave.

Në këtë periudhë, shpjegon Ciliberto, "flora bakteriale intestinale ndryshon, me një reduktim të shtameve përgjegjëse për hiperfermentimin dhe një përzgjedhje të mëvonshme të bifidobaktereve që prodhojnë acidet yndyrore me zinxhir të shkurtër (SCFA), duke kontribuar në ruajtjen e mikrobiotës". Një ndërhyrje e tillë është pa dyshim shumë kufizuese nga ana e ushqyerjes. Mjekët tërheqin vëmendjen për të treguar kujdes me metodat "bëje vetë": është e rëndësishme që gjithë protokolli të hartohet nga një nutricionist apo dietist kompetent dhe me përshkrimin e një gastroenterologu, për të shmangur mangësi të mëdha nutricionale.


Francesca De Vecchi


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC