Ushqyerje

gus12019

Këshillat e SITOX-it mbi konsumimin e kafesë dhe pijeve energjike në të nxehtin e verës

Në këtë valë të nxehti, cilat janë sasitë e kafeinës që nuk duhen kapërcyer, për të mos vënë në rrezik shëndetin? Përgjigjet Shoqata Italiane e Toksikologjisë (Sitox), duke komunikuar të dhënat e fundit shkencore.

 

Kafeina dhe efektet anësore

Kafeina është një substancë që gjendet në bimë të ndryshme, si dhe në shumë produkte, si pijet energjike, në të cilat shpesh është e kombinuar me taurinë dhe d-glucunorolactone. Nga pikëpamja klinike, ajo është një alkaloid i grupit xanthine që, si solaninat dhe alkloidet pirolizidine, mund të jetë e rrezikshme nëse merret në sasi të mëdha. Dhe kjo, nuk është shumë e pamundur, nëse marrim parasysh se kafeina shtohet edhe në shumë ëmbëlsira, pije, akullore, integratorë për dobësim, barna dhe kozmetikë. Ndonëse konsumohet për efektet që ka në stimulimin e sistemit nervor (shtim i kthjelltësisë dhe reduktim i gjumit), si të gjitha substancat psikoaktive, ajo ka efekte anësore që nuk duhen nënvlerësuar: stimulim i tepërt i sistemit nervor, gjumë me ndërprerje, ankth dhe variacione të sjelljes; stimulim i tepruar kardiak me lodhje dhe aritmi, të cilat në sezonin e verës rrezikojnë të bëhen fatale; bronkodilatim dhe rezistencë të reduktuar vaskulare.

 

Sasitë e rekomanduara të kafeinës

Siç shpjegohet nga Sitox-i, në vitin 2015, Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka publikuar një opinion shkencor që përmban vlerësimin e sasive të përditshme që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë. Nivelet janë llogaritur përmes një sondazhi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, duke analizuar sasinë në 400 mostra të kafesë dhe çajit dhe përdorimit të bazës së të dhënave mbi konsumin ushqimor (39 anketa në 22 vende evropiane për më shumë se 66 mijë pjesëmarrës) për të llogaritur marrjen nëpërmjet ushqimit dhe pijeve. Doza e vetme deri në 200 mg (rreth 3 mg për kilogram peshë, për një të rritur prej 70 kg) nuk duhet të jetë shkak për shqetësim në aspektin e sigurisë. Në mënyrë të ngjashme, dozat ditore deri në 400 mg (rreth 5.7 mg për kilogram të peshës trupore) nuk paraqesin rrezik për të rriturit e shëndetshëm. Në rastet e shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, sasia ditore nuk duhet të tejkalojë 200 mg.

 

Si ta llogaritësh sasinë ditore të kafeinës?

Vlerësimi i sasisë së kafeinës në ushqime dhe pije:

• Një ekspres (60ml), 80mg kafeinë

• Një filxhan kafe amerikane (200ml), 90mg

• Një filxhan çaji (220ml), 50mg

• Një kanaçe normale koka-kola (355ml), 40mg

• Një shufër çokollatë e zezë (50g), 25mg

• Një shufër çokollatë (50g), 10mg

• Një kanaçe normale me pije energjike (250ml), 80mg


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC