Ushqyerje

sht242019

Zgjedhjet ushqimore: ushqimet në treg janë shumë të ëmbla

Ushqimet në treg janë shumë të ëmbla, sipas një studimi të publikuar në "Physiology & Behavior", që është kryer nga kërkuesit e Qendrës "Monell" në Pensilvani dhe koordinuar nga gjenetistja Danielle Reed.

"Për të kuptuar zgjedhjet ushqimore të konsumatorëve, kemi analizuar hollësisht 393.568 komente për produktet ushqimore, të publikuara nga 256.043 klientë Amazon, në harkun e 10 vjetëve, duke zbuluar se shumë vetëve u dukeshin shumë të ëmbla ushqimet që janë sot në treg", shkruajnë autorët, duke vënë re se në thuajse 11% të komenteve, pavarësisht nga lloji i ushqimit të rishikuar, përdorej shprehja "shumë i ëmbël".

"Duke u thelluar në këtë argument, kemi zbuluar se shija e ëmbël përmendej në 11% të komenteve të produkteve ushqimore, thuajse tre herë më shpesh se shija e hidhur", thotë kërkuesja. Anasjellas, aromatizuesit ishin përmendur më rrallë, rezultat ky befasues edhe për shkak të shqetësimeve të sotme në lidhje me temën e shëndeti publik mbi konsumin e tepruar të kripës. Duke u përpjekur të kuptonin më mirë dallimet në mënyrën se si njerëzit i përgjigjeshin një të dhëne në lidhje me ushqimin, ekspertët kanë shqyrtuar opinionet mbi dhjetë produkte që kishin marrë një gamë më të gjerë vlerësimesh, përcaktuar nga larmia e numrit të yjeve të marra në koment.

"Duke bërë kështu, kemi kuptuar se, përsa i përket shijes, njerëzit e vlerësojnë shpesh në mënyrë të ndryshme ëmbëlsinë e një produkti", saktësojnë kërkuesit, duke shpjeguar se dallimet gjenetike në ndjeshmërinë e receptorit të shijes, mund të ndikojnë në interpretimin e reagimeve ekstreme të arritura nga disa produkte.

"Këto të dhëna që, me sa dimë, janë të parat që analizojnë zgjedhjet ushqimore në botën reale, duke i kapërcyer kufijtë artificialë të laboratorit, i hapin rrugën kuptimit të biologjisë së dallimeve personale në zgjedhjen e ushqimit, por jo vetëm. Ato na tregojnë edhe përdorimet e mundshme të qasjeve big-data dhe të shqyrtimit të konsumatorëve në fushën emergjente të përmirësimit të shëndetit, duke integruar njohuritë e shkencave sensoriale me ushqimin dhe dietikën", përfundon Reed-i.

 

Physiol Behav. 2019. doi: 10.1016/j.physbeh.2019.112579
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31199938


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC