Ushqyerje

tet162019

Agjërimi me ditë të alternuara. Të dhëna të sigurta në lidhje me kufizimin kalorik

Nga një studim i sapopublikuar në "Cell Metabolism" dhe i firmosur nga një grup studiuesish të Universitetit të Grazit në Austri, kanë dalë të dhëna mbi dobitë që ka agjërimi në ditë të alternuara (ADF) te njerëzit e shëndetshëm.

"ADF-ja është një nga ndërhyrjet dietike më ekstreme që ekzistojnë dhe për këtë arsye, nuk është studiuar ende në mënyrë shkencërisht gjithëpërfshirëse", shpjegon bashkautori Frank Madeo (Instituti i Bioshkencave Molekulare në Graz), duke shpjeguar se qëllimi i studimit ka qenë eksplorimi i një game të gjerë parametrash gjatë ADF-së, që nga matjet fiziologjike e deri tek ato molekulare.

Përgjatë katër javëve, 60 pjesëmarrës të shëndetshëm dhe me peshë në normë, janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për të ndjekur një regjim ADF, duke altenuar 36 orë të mosmarrjes së asnjë kalorie, me 12 orë të konsumimit të pakufizuar apo të një diete të lirë, duke ngrënë aq sa dëshironin. Kërkuesit kanë studiuar edhe një grup me 30 vetë që kishin ndjekur tashmë një regjim ushqimor të bazuar në një ADF rigoroze për më shumë se gjashtë muaj para nisjes së studimit, duke i krahasuar këto subjekte me kontrolle normale dhe të shëndetshme që nuk kishin eksperienca agjërimi.

"Në përfundim të ndjekjes, kemi zbuluar se mesatarisht, gjatë 12 orëve në të cilat mund të hanin normalisht, pjesëmarrësit në grupin ADF kompensonin një pjesë të kalorive të humbura me agjërimin, por jo të gjitha. Me fjalë të tjera, njerëzit që po ndiqnin ADF, kanë arritur një shtrëngesë kalorike mesatare të përgjithshme prej rreth 35% dhe kanë humbur një mesatare prej 3.5 kg, gjatë katër javëve", shkruajnë kërkuesit, duke theksuar se për disa muaj, agjërimi në ditë të alternuara mund të ishte një regjim i mirë ushqimor edhe për rënien në peshë tek obezët. Më tej, Madeo, përfundon: "Megjithatë, janë të nevojshme kërkime të mëtejshme para se kjo lloj ushqyerjeje kaq ekstreme, të mund të aplikohet në praktikën e përditshme. Gjithashtu, u këshillojmë të mos agjërojnë, njerëzve që janë me infeksione virale, duke qenë se sistemi imunitar mund të rikërkojë energji të menjëhershme për të luftuar virusin".


Cell Metabolism, Published:August 27, 2019 DOI:https://doi.org/10.1016/j.cmet.2019.07.016 https://www.cell.com/cell-metabolism/fulltext/S1550-4131(19)30429-2


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC