Ushqyerje

sht142022

Çaji i zi si pjesë e dietës. Ja, cilat janë përfitimet

Një studim prospektiv i kryer në mbi gjysmë milioni përdorues të çajit në Britani, ka treguar se konsumimi i lartë i tij shoqërohet me një reduktim të lehtë të rrezikut të vdekjes. 

Studimi u drejtua nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Britani, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit, dhe është një analizë e gjerë dhe gjithëpërfshirëse e benefiteve të pirjes së çajit të zi, lloji më i popullarizuar i çajit në Britani. Rezultatet e studimit të udhëhequr nga Maki Inoue-Choi, u botuan në Annals of Internal Medicine.

Çaji i zi dhe substancat që përmban ai

Çaji i zi është një pije e cila prodhohet nga infuzioni i gjetheve të Camelia sinensis. Në veçanti, çaji i zi përgatitet duke shtypur dhe tharë gjethet e freskëta për të fillimin e fermentimit dhe konsumohet kryesisht në Evropë, SHBA, Afrikë dhe Indi. Çaji i zi ka veti antioksiduese dhe ndër molekulat që ai përmban, polifenolet janë përgjegjëse për aromën dhe efektet e dobishme të çajit. Polifenolet karakteristike të çajit të zi quhen katekina, si epigalokatekinat dhe epikatekinat të cilat përfaqësojnë 50-70% të këtyre përbërjeve.

Gjatë fermentimit, disa katekina kombinohen për të formuar teaflavinat dhe flavonoide të tjera, të cilat i japin çajit të zi shijen dhe aromën e tij karakteristike. Nga ana tjetër, çaji jeshil përgatitet nga gjethet e freskëta, të përpunuara shpejt për të shmangur fermentimin, ndërsa çaji oolong është i fermentuar pjesërisht.

Disa dëshmi nga studimi anglez

Studimet kryera në të kaluarën kanë gjetur vetëm një lidhje modeste ndërmjet konsumimit të çajit dhe rrezikut të reduktuar të vdekjes, të fokusuar kryesisht në popullatat aziatike të cilat zakonisht pinë çaj jeshil. Për më tepër, studimet mbi çajin e zi kanë çuar në rezultate të përziera.

Në studimin e ri, studiuesit britanikë analizuan të dhënat për 498,043 burra dhe gra të moshës  40-69 vjeç, të mbledhura në bazën e të dhënave të Biobank në Britani. Pjesëmarrësit u ndoqën për 11 vjet dhe informacioni lidhur me vdekshmërinë erdhi nga baza e të dhënave  të National Health Service.

Rezultatet zbuluan se njerëzit që konsumonin dy ose më shumë filxhanë çaj në ditë kishin një reduktim 9-13% në rrezikun e vdekjes nga të gjitha shkaqet në krahasim me ata që nuk ishin konsumatorë të çajit.

Konsumimi më i lartë i çajit u shoqërua gjithashtu me një ulje të rrezikut të vdekshmërisë kardiovaskulare, ishemisë së miokardit dhe iktusit. Lidhja është vënë re pavarësisht temperaturës në të cilën konsumohet çaji, nëse i shtohet apo jo qumësht apo sheqer, dhe variacionet gjenetike që ndikojnë në metabolizmin e kafeinës te njerëzit. Prandaj, sipas vetë autorëve, çaji i zi mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme eshë nëse konsumohet në nivele të larta.

 

Sabina Mastrangelo

Burimi
Annals of Internal Medicine (2022) - doi: 10.7326/M22-0041
Nutrients. 2018 Dec 25;11(1):39. doi: 10.3390/nu11010039


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC