dhj152023
Helmimi nga ushqimi. Raporti tregon rritjeve të vatrave të zoonozave. Ja, më të përhapurat dhe më të rrezikshmet.
Është publikuar raporti mbi zoonozat kryesore në ushqim, si dhe sëmundjet zoonotike njerëzore dhe rastet e lidhura me vatrat e helmimit nga ushqimi. Zoonozat janë sëmundje infektive, që transmetohen midis kafshëve dhe njerëzve dhe shkaktohen nga bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët. Infeksioni kalon përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara, kontaktit jo të drejtpërdrejtë me mjedisin ose sipërfaqet e kontaminuara. Burime të tjera përfshijnë kontaktin me artropodët ose kafshimin prej tyre dhe konsumin e ushqimeve apo ujit të kontaminuar.
Raporti i EFSA-ECDCL: monitorimi i kambilobakteriozës dhe salmonelozës
Dokumenti, i redaktuar nga Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore (EFSA) dhe nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), raporton, si të dhënat e zoonozave komunikimi i të cilave është i detyrueshëm (d.m.th. ato të shkaktuara nga Salmonella, Campylobacter-i dhe Listeria monocytogenes), ashtu edhe të dhënat e lidhura me agjentët më pak të zakonshëm dhe/ose urgjentë si Yersinia enterocolitica dhe virusi i Nilit Perëndimor, sipas shpeshtësisë me të cilën verifikohen. Gjithashtu, janë mbledhur dhe janë publikuar të dhëna mbi toksinat bakteriale dhe aminat e tyre biologjike, si histamina. Në vitin 2022, sëmundjet gastrointestinale të provokuara nga Campylobacter-i ishin dy zoonozat më shpesh të identifikuara te njerëzit, me 137.107 dhe 65.208 raste, përkatësisht për secilën. Përsa i përket salmonelozës në veçanti, numri absolut i rasteve u rrit me pak më shumë se 5000, ndërsa ato që i atribuohen Campylobacter-it mbetën të qëndrueshme. Në përgjithësi, numri absolut i rasteve të regjistruara për 100,000 banorë është i njëjtë krahasuar me atë të regjistruar në vitin 2021: përkatësisht 43.1 dhe 15.3 për kampilobakteriozën dhe për salmonelozën.
Vatrat me origjinë nga ushqimi kanë pësuar rritje me 44%
Në vitin 2022, 27 shtetet anëtare të Mbretërisë së Bashkuar (edhe Irlanda e Veriut) kanë raportuar, përgjithësisht 7.763 vatra helmimi nga ushqimi (43.9% më shumë krahasuar me vitin 2021) dhe 48.605 raste njerëzore (me një rritje prej 49.4% krahasuar me vitin 2021). Numri i të vdekurve (64) i vëzhguar në vitin 2022 ishte ndër më të lartët të komunikuar ndonjëherë nga BE-ja për EFSA-n gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Bakteri kryesor përgjegjës ishte L. monocytogenes - dhe në një masë më të vogël Salmonella - që vjen nga mishi, produktet e qumështit, peshku dhe perimet. Salmonella, në veçanti S. Enteritidis, ka mbetur agjenti etiologjik i identifikuar më shpesh në epidemitë me origjinë nga ushqimi, ndërsa norovirusi dhe kalciviruset e tjera kanë qenë përgjegjëse për numrin më të madh të rasteve njerëzore në epidemi. Sipas të dhënave të mundësuara nga shtetet anëtare, Salmonella dhe veza (ose produktet e përgatitura me vezë) ishte kombinimi agjent/ushqim i përfshirë më shpesh në vatra me origjinë nga ushqimi. Janë zbuluar, gjithashtu, vatra të lidhura me toksinat e Clostridium perfringens te mishrat e kuq miks ose te produktet e derivuara, si mishi i drerit (përgatitjet e mishrave që synohen të konsumohen të gatuar). Më tej, gjatë vitit 2022, është rritur edhe numri i vatrave të lidhura me konsumin e "ushqimeve mikse" (duke përfshirë llojet e ndryshme të përgatitjeve ushqimore dhe ushqimeve të transformuara). Në veçanti, raporti rikujton një vatër të rëndësishme që kishte të bënte me një variant monofazik të Salmonella Typhimurium e lidhur me produktet me bazë çokollate dhe që prekte kryesisht fëmijët. Listeria monocytogenes dhe Streptococcus equi, nënspecie të zooepidemicus, të shkaktuara nga konsumi i mishit të pulës dhe i derivateve të djathit të prodhuar me qumësht jo të pasterizuar, kanë shkaktuar dy vatra të tjera të rëndësishme. Megjithatë, EFSA thekson se duhet të mbahen mend të gjitha kontrollet që kryhen në kafshët e fermës dhe që kanë rezultuar si mënyra më efektive në uljen e barrës së sëmundjeve te njerëzit. Për shumë vite, janë kryer programe kombëtare të kontrollit të Salmonella-s te shpendët (pula për mbarështim, pula për vezë, pula për mish, gjela për mbarështim dhe majmëri) me synimin për të reduktuar prevalencën e serotipeve përgjegjëse për shumicën dërrmuese të rasteve te njerëzit. Vitet e fundit, tendencat e lidhura me mbizotërimin e mbarështimit pozitiv për serotipet e Salmonella-s kanë mbetur të qëndrueshme në BE për këto popullata shpendësh.
Yersiniosis: zoonoza e tretë e identifikuar te njerëzit në vitin 2022
Yersiniosis, e shkaktuar nga Y. Enterocolitica (ose Y. Pseudotuberculosis), është zoonoza e tretë e identifikuar te njerëzit në vitin 2022 dhe lidhet përgjithësisht me konsumin e mishit të derrit ose perimeve jo të gatuara plotësisht. Më pas, në listë, përsa i përket numrit të rasteve të raportuara janë infeksionet Escherichia coli (STEC) që prodhojnë toksina Shiga dhe listerioza e shkaktuar nga L. monocytogenes. Listeria dhe STEC mund të shkaktojnë sëmundje serioze dhe madje fatale të shkaktuara nga ushqimi, veçanërisht te nëngrupet e popullatës me rrezik të lartë, siç janë të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe njerëzit me imunitet të dobët. L. monocytogenes dhe infeksionet e virusit të Nilit Perëndimor ishin zoonozat më serioze në vitin 2022, me përqindje më të larta të shtrimeve në spital dhe vdekjeve ndër pacientët e identifikuar. Pikërisht në lidhje me virusin e Nilit Perëndimor në zhvillim, duhet mbajtur mend se në vitin 2022 rastet e identifikuara te njerëzit dhe kafshët u rritën ndjeshëm, veçanërisht në disa vende të Evropës Jugore.
Për më tepër:
EFSA (European Food Safety Authority) & ECDC (European Centre for Disease Prevention and Control). (2023). The European Union One Health 2022 Zoonoses Report. EFSA Journal, 21(12), e8442
https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/full/10.2903/j.efsa.2023.8442
https://www.epicentro.iss.it/listeria/