qer142024
Stilet e të ushqyerit. GenZ e prirur drejt ushqyerjes së qëndrueshme dhe të përgjegjshme
Çfarë është ushqimi për të ashtuquajturën Gjenerata Zeta (GenZ), pra të lindurit në periudhën 1997-2012, që sot janë 12-27-vjeçarë? Çfarë i karakterizon ata? Pra, çfarë raporti ka me ushqimin kjo gjeneratë, e cila është pjesë aktive e popullsisë, nëpërmjet shkollimit të detyrueshëm, arsimit universitar dhe/ose përvojave të para të punësimit?
Sipas anketës Capgemini Report 2022 mbi tendencat kryesore të konsumit në 10 vende gjatë periudhës postpandemike, duke përfshirë edhe Italinë, GenZ përbën 32% të popullsisë në botë, e karakterizuar nga një shumëllojshmëri e madhe etnike dhe do të jetë gjenerata më e arsimuar, vendase e vërtetë digjitale. Falë pritshmërive ekonomike do të ketë nivelin agregat të të ardhurave më me rritje të shpejtë, krahasuar me çdo fashë tjetër demografike, e destinuar të arrijë 33 trilionë dollarë brenda 2030, duke tejkaluar edhe fuqinë blerëse të Mijëvjeçarëve brenda vitit 2031.
Të rinjtë e kësaj gjenerate përbëjnë një grup mjaft heterogjen. Kjo ndodh, jo vetëm sepse grupi është ende i ndarë midis atyre që jetojnë në shtëpi dhe për rrjedhojë janë të varur ekonomikisht dhe atyre që sapo kanë filluar punë. Në fakt, nëse krahas ndryshoreve socio-demografike merren në konsideratë edhe ndryshoret psikografike të individëve, krijohen përvoja subjektive dhe sociale, të cilat formojnë personalitetin e njerëzve dhe jo vetëm profilin e tyre. Gjithashtu, merret në konsideratë edhe koha: me kalimin e pandemisë, mes ngjarjeve gjeopolitike dhe ndryshimeve klimatike, ka mjaftueshëm për të kuptuar se sa paqartësi dhe pasiguri janë pjesë e ndjenjave të tyre. Megjithatë, kjo i bën një gjeneratë konkrete dhe elastike, të prirur drejt eksperimentimit. GenZ e percepton veten si një gjeneratë më e hapur dhe më gjithëpërfshirëse se ato të mëparshmet, duke demonstruar ndjeshmëri më të madhe për shumë çështje: mjedisore, sociale, gjinore e madje edhe ushqimore.
Sondazhi Ipsos
Nga një analizë e kryer nga Ipsos për Observatorin Cirfood District mbi 500 vajza dhe djem të moshave 16-26 vjeçare, rezulton se sa shumë që e ndjekin një sistem ushqimor të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm, i cili përkthehet në vlerësimin e aspekteve ushqyese, si dhe në origjinën organike të ushqimit (ose në përgjithësi, karakteristika, të tilla si mungesa e trajtimeve me pesticide dhe plehra sintetike). Ata duket se janë të kujdesshëm ndaj asaj që hanë, duke preferuar ushqime të thjeshta (36%), produkte vendase (38%), të qëndrueshme (27%) dhe respektojnë mirëqenien e kafshëve (26%).
Në përgjithësi, 73% e pjesëmarrësve thonë se janë të kënaqur me peshën e tyre dhe 67% me formën e tyre fizike, duke theksuar rëndësinë e zakoneve të duhura të të ngrënit dhe sportit, por deklarojnë se ata luftojnë për të mbajtur një ekuilibër midis ushqyerjes dhe shëndetit (27% deklaruan se sa e vështirë është gjithmonë ose shpesh, 44% komplekse).
Ushqimet që konsumoheshin më shpesh ishin picat (50%) dhe makaronat (42%), por edhe frutat e freskëta (42%), mishi i bardhë (39%), orizi dhe drithërat (38%). Dieta ideale përfshin gjithashtu lëngje frutash (40%) dhe kafe (38%).
66% thanë se hanë jashtë të paktën një herë në javë, në restorante (22%), ushqime të shpejta (19%) dhe bare (13%), restorante japoneze (11%) dhe Doner Kebab (10%), për arsye shoqërore, të rehatisë, si dhe të kuriozitetit për të shijuar ushqime të ndryshme nga ato që konsumojnë zakonisht.
Megjithatë, i njëjti studim përvijoi grupime në të cilat mund të ndahen të rinjtë në studim, të cilat shpjegojnë më mirë marrëdhënien reale të përditshme me ushqimin, shpesh të ndryshme nga ajo që u deklarua. Katër zonat i ndajnë pjesëmarrësit në:
• paqësorë (44%), marrëdhënia e të cilëve me ushqimin është e qetë dhe vakti është një moment marrëdhënieje, por në thelb me pak variacione;
• të kënaqur (16%), të informuar dhe të prirur për të ushqyerit natyral, por jashtëzakonisht të vëmendshëm ndaj kujdesit për trupin edhe që të mund ta shfaqin atë;
• kërkues (15%) të cilët preferojnë të zgjedhin ushqime të shëndetshme, por hanë në mënyrë monotematike;
• të çrregullt (25%), të pakënaqur me imazhin e tyre dhe përgjithësisht në ekuilibër mes një diete të shpejtë e të pakujdesshme për ta dhe rrezikut për çrregullimeve të të ngrënit.
Pikërisht grupi i fundit, që përfaqëson një pjesë të madhe të pjesëmarrësve përbën një tablo dikotomike e kësaj gjenerate: nga njëra anë njihet marrëdhënia hezituese me ushqimin dhe pasiguria mes realitetit dhe modeleve stereotipike, nga ana tjetër, shfaqet ndërgjegjësimi për çështjet e qëndrueshmërisë dhe rëndësisë së ushqimit si një mjet ndihmës për shoqërinë dhe marrëdhëniet.