Farmaci

qer102014

Hepatiti C: AbbVie dorëzojnë dosjet tek EMA, së shpejti terapia e re

Kompania farmaceutike AbbVie prezantoi në EMA (Agjencia Europiane për Barnat) kërkesën për autorizimin e futjes në treg të trajtimit eksperimental plotësisht oral dhe të privuar nga interferoni, për trajtimin e pacientëve të rritur me hepatitit kronik HCV të gjenotipit 1. Komunikimi u dha nga vetë kompania, nëpërmjet një deklarate e cila në mbështetje të dosjeve të rregjistrimit shpjegon ''prezantohen të dhënat e gjeneruara nga programi më i gjërë klinik, një trajtim plotësisht oral dhe i privuar nga interferoni, të realizuara sot në pacientë me HCV, ku përfshihen gjashtë eksperimente të fazës 3 dhe ka përfshirë më shumë se 2.300 pacientë nga më shumë se 25 vende". "Këto aplikime rregullatore na afrojnë gjithmonë e më shumë me momentin kur do të jemi në gjendje ti ofrojmë pacientëve të rritur me hepatitit kronik C të gjenotipit 1 një trajtim oral të privuar nga interferoni, një progres premtues për të gjithë pacientët që vuajnë nga ky infeksion në Bashkimin Europian" konfirmoi Scott Brun, zëvëndës president i Pharmaceutical Development për AbbVie.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC