kor72014
Omega-3, bar xhenerik për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare sekondare
Një produkt efektiv për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare sekondare që përshtatet mirë me nevojat e spending review: është një bar i ri ekuivalent me bazë omega-3. "Këta të fundit" kujtoi Robert Volpe, lipidolog dhe kërkues në CNR (Këshilli Kombëtar Kërkimor në Romë) gjatë një takimi në Milano "tregojnë benefitet e tyre klinike duke ulur trigliceridet, me veprim antiaterogjenik dhe antitrombotik duke parandaluar aritmitë kardiake". "Gjënden në treg në përqendrime të ndryshme" specifikoi Alessandro Mugelli, drejtor i Departamentit të Neurofarba në Firenze. "Suplementet dietike kanë përmbajtje të acideve yndyrore të polisaturuar më të ulët se ajo e garantuar nga barnat, në të cilat përqendrimi i omega-3 është më i lartë se 85%, ku dhe janë arritur rezultate pozitive nga studimet klinike. Përveç kësaj barnat përmbushin rregullat e prodhimit dhe kontrollit të cilësisë të lëndëve të para. "Tjetër element është kostoja: omega-3 të markës kanë një çmim 30% më të lartë krahasuar me format e rejat xhenerike, aspekt i rëndësishëm për sensibilizimin e gjërë në parandalimin kardiovaskular, edhe kur është në ngarkim të SSN (Shërbimi Shëndetsor në Itali) edhe kur mbështetet nga vetë qytetarët. "Studimi Parandalimi Gissi" shtoi Luigi Tavazzi, anëtar i Komitetit Shkencor të Gissi (Grup italian për studimin e mbijetesës pas infarktit miokardik) "vlerësoi parandalimin e infarktit kardiak duke testuar efikasitetin e omega-3, me rezultate pozitive dhe bindëse: vdekshmëria është ulur ndjeshëm sidomos ajo e papritur (rreth 50%), ulet numri i shtrimeve në spital". "Janë rreth 30 milionë italianë që prezantojnë shumë faktorë të rrezikut kardiovaskular" afirmon Michele Gulizia, presidenti i ANMCO (Shoqata Kombëtare e Mjekëve Kardiolog Spitalor ). "Përveç trashëgimisë dhe llojit, janë të gjitha të modifikueshme falë futjes progresive të barnave me mbrojtje të lartë kardiovaskulare, duke përfshirë omega-3".