Farmaci

kor92014

Dëmtimi i mëlçisë nga barnat. Udhëzimet e reja nga ACG

Dëmtimi i mëlçisë nga barnat (Dili) është një nga çrregullimet më të vështira për tu diagnostikuar dhe trajtuar, por American College of Gastroenterology (ACG) sapo ka nxjerrë udhëzime klinike për të ndihmuar klinicistët në menaxhimin e problemit. Autori kryesor Naga P. Chalasani, drejtor i Repartit të Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë në Indiana University School of Medicine ne Indianapolis ka prezantuar një dokument evidence-based për diagnostikimin dhe menaxhimin e Dili, "vëmendje të veçantë ndaj atyre të shkaktuara nga bimë dhe suplemente ushqimore ose nëse identifikohet në pacientë me sëmundje të mëlçisë. Kjo e Dili-së është një diagnozë përjashtimi dhe kërkon një anamnezë të kujdesshme për diagnozën diferenciale. Dili zakonisht është klasifikuar si i "i brëndshëm" (shkaktuar nga barna që parashikohet të shkaktojnë dëmtime të mëlçisë, të tilla si paracetamoli) dhe ideosinkrasica (që ndikojnë vetëm tek individët e ndjeshëm, me dozë më të vogël dhe më shumë shumëllojshmëri në prezantim). Sipas udhëzimeve, biopsia hepatike mund të ndihmojë në konfirmimin në dyshimet për Dili dhe duhet të konsiderohet nëse hepatiti autoimun është një faktor i mundshëm dhe nëse merren në  konsideratë dhe imunosupresorët. Shkalla RUCAM (Roussel Uclaf Causality Assessment Method) përdoret gjerësisht për të vlerësuar rastet e dyshuara për Dili, por autorët paralajmërojnë se kjo mund të çojë në nënvlerësimin e rreziqeve që lidhen me suplementet bimore ose dietetike. Theksojnë se "në RUCAM paralajmërimi për hepatotoksicitet rrit rezultatin, por meqënëse nuk vendosen të dhëna të tilla në etiketat e suplementeve bimore ose ushqimore, rezultati rrallë mund të përcaktohet". "Shumica e këtyre produkteve nuk janë të rregulluara mirë" thotë bashkë-autori Herbert Bonkovsky, këshilltar për kërkimin në Carolinas HealthCare System në Charlotte. "Në disa suplemente bimore dhe dietike janë gjetur edhe gjurmë të metaleve të rënda dhe barnave me recetë".  Udhëzimet në fund përfshijnë një tabelë me barnat dhe suplementet më të zakonshëm që shkaktojnë Dili. Grupet më të shpeshta i përkasin antibiotikëve (Amoksicilinë/acidi klavulanik) dhe suplementeve bimore (kryeson ekstrakti i çajit jeshil) dhe ushqimore.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC