Farmaci

sht252014

AIFA, të përshkruhet me kujdes teriflunomid për sklerozën multiple

Teriflunomid (Aubagio i Genzyme), terapi orale për trajtimin e pacientëve të rritur me sklerozë multiple recidivante remitente, përshkruhet tashmë me recetë në Itali sipas mënyrave të përcaktuara nga shënimi numër 65 i AIFA. Bari në fakt ka marrë udhëzimet AIFA mbi çmimin dhe rimbursimin, publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 187 të 13 gushtit. Terapia e re mund të përshkruhet nga të gjitha qëndrat kombëtare të përcaktuara në nivel rajonal për trajtimin e sklerozës multiple. Si pjesë e opsioneve të trajtimit të parë, teriflunomidi është formulimi i parë oral i aftë të ndërhyjë në proçeset patogjenike të sëmundjes sepse frenon në mënyrë përzgjedhëse dhe të kthyeshme një enzimë kyçe të nevojshme për proliferimin e limfociteve të aktivizuar, duke ruajtur dhe lënë në dispozicion qelizat dedikuar mbikqyrjes imunitare. Përveç kësaj bari është në tableta dhe duhet të merret një herë në ditë, afër ose larg vakteve, në çdo kohë të ditës, kështu që është një terapi orale lehtësisht e menaxhueshme nga pacienti, me rezultatet më të mira të pajtueshmërisë.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC