shk142020
Barnat e reja në Europë. AIFA: Në vitin 2019 u aprovuan 51 barna. Pritet mendimi për 76 të tjera
Në vitin 2019 në Europë janë autorizuar 51 barna të reja, nga të cilat, rreth 20% onkologjike dhe një përqindje e rëndësishme, barna për aparatin gastrointestinal dhe metabolizmin, antiinfektivë për përdorim sistemik, të sistemit nervor dhe për patologji të gjakut. Në vitin 2020, pritet mendimi i EMA-s për 76 barna. Këto janë disa nga të dhënat e mbledhura në Raportin "Orizzonte farmaci" publikuar nga AIFA.
Barnat e aprovuara në vitin 2019
Në veçanti, në vitin 2019 janë autorizuar në nivel europian 31 barna që përmbajnë substanca të reja aktive (nga të cilat, 7 barna jetime për trajtimin e patologjive të rralla dhe 24 barna jo jetime), 5 barna biosimilare dhe 15 barna ekuivalente. Mes barnave të autorizuara, rreth 20% përfaqësohet nga barna onkologjike të destinuara për trajtimin e disa lloje tumoreve, si për shembull tumori i mushkërive, i mamelës dhe i lëkurës. Një përqindje të rëndësishme e zënë, gjithashtu barnat për aparatin gastrointestinal dhe metabolizmin, antiinfektivët për përdorim sistemik dhe barnat e sistemit nervor dhe për patologjitë e gjakut. Mes këtyre të fundit, mendim pozitiv nga EMA, ka marrë një terapi e re gjenike e indikuar për trajtimin e pacientëve me moshë 12 vjeç e lart, të prekur nga beta talasemia e varur nga transfuzioni (Zynteglo). Gjithnjë gjatë vitit 2019, kanë marrë mendimin pozitiv të EMA-s 65 indikacione të reja terapeutike të barnave të autorizuara tashmë.
Barnat që presin vlerësim gjatë vitit 2020
Gjatë vitit 2020 parashikohet një mendim nga ana e EMA-s, për 76 barna: 44 përmbajnë substanca të reja aktive (nga të cilat 22 barna jetime për trajtimin e patologjive të rralla dhe 22 barna jo jetime), 14 barna biosimilare dhe 18 barna ekuivalente.
Meqenëse ekziston mundësia që jo të gjitha barnat të marrin mendim pozitiv, numri i atyre barnave që do të jenë autorizuar në fund të vitit 2020, mund të jetë më i vogël se 76. Pavarësisht se pjesa më e madhe e barnave në vlerësim janë të fushës terapeutike onkologjike, është i rëndësishëm edhe numri i barnave që janë në proces vlerësimi dhe që iu përkasin fushave të tjera terapeutike, veçanërisht antibakterikët për përdorim sistemik dhe barnat për sëmundje autoimune. Së fundi, janë tashmë në vlerësim dy barna për terapi të përparuara, respektivisht për trajtimin e atrofisë muskulare spinale (AMS) të tipit 1 (Zolgensma) dhe për trajtimin e leukodistrofisë metakromatike (Otl-200).