Farmaci

maj272015

EMA rekomandon shmangien e disa barnave për hepatitin C në kombinim me amiodaron-in

Agjencia Evropiane e Barnave ka konfirmuar riskun për bradikardi të rëndë dhe bllokim kardiak, kur bari për hepatitin C, Harvoni (sofosbuvir me ledipasvir) ose një kombinim i Sovaldi-t (Sofosbuvir) me Daklinza-n (Daclatasvir) përdoren te pacientët që marrin edhe amiodaron, një antiaritmik që trajton rrahjet e çrregullta kardiake.

Për të menaxhuar këtë risk EMA rekomandon që amiodaroni të përdoret te pacientët që i marrin barnat e sipërcituara vetëm nëse agjentë të tjerë antiaritmikë nuk mund të administrohen. Nëse përdorimi me amiodaron nuk mund të shmanget, pacientët duhet të monitorohen rregullisht.

Meqë amiodaroni vazhdon gjatë në trup, është i nevojshëm edhe monitorimi i pacientëve që kanë filluar trajtime të tilla, pas përfundimit të terapisë me amiodaron.

Këto rekomandime ndjekin një revizionim të rasteve të bradikardisë së rëndë dhe bllokut kardiak te pacientët të terapi me amiodaron të cilët kishin filluar trajtimin edhe me kombinimet për hepatitin C. Është vlerësuar se mund të ketë një lidhje të mundshme mes këtyre ngjarjeve dhe barnave. Mekanizmi i mundshëm në qendër të këtyre efekteve është i panjohur dhe hetime të mëtejshme të rasteve të tjera me Sovaldi dhe barna të tjera për hepatitin C janë në vijimësi./AIFA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC