Farmaci

mar212016

Hepatiti C, së shpejti vetëm një tabletë në ditë për ta kuruar

Një tabletë në ditë për 12 javë është e ardhmja e terapisë për të shëruar hepatitin C, një e ardhme jo e largët që sheh si protagoniste dy molekula, grazoprevir e elbasvir. Aprovimi i barit nga FDA në Shtetet e Bashkuara pritet gjatë këtyre ditëve, ndërsa në Evropë nga EMA duhet pritur deri në muajin qershor.
Terapia e re e thjeshtëzuar është "interferon-free" dhe është treguar efikase në më shumë se 95% të pacientëve të trajtuar, në pjesën më të madhe të të cilëve pa kombinimin me ribavirine.

"Me çiftin grazoprevir/elbasvir jemi pranë shërimit virologjik në masën 100%, me avantazhe të pabesueshme si në kosto edhe në cilësi. Kombinimi i këtyre dy barnave i jep fund edhe orientimit drejt barnave të tjera kundër HCV, si interferoni dhe ribavirine", pohon Nicoletta Luppi, presidente e Msd Italia.

Në krahasim me të kaluarën, këto molekula të reja mund të merren edhe nga pacientët "e vështirë për t'u trajtuar", si ata me insuficiencë renale dhe dializë (studim C-SURFER) dhe duke parë ndërveprimet e pakta të kombinimit me barna të tjera, edhe te pacientët që ndjekin terapi të ndryshme, si p.sh. kardiopatikët.

Efikasiteti dhe siguria e dy molekulave është vërtetuar nga studimet klinike të fazës 3 C-Edge, të fokusuara në vlerësimin e skemës terapeutike me bazë grazoprevir/elbasvir (100mg/50mg) në monodozë ditore te pacientët me ose pa cirrozë dhe të prekur nga infeksione të virusit të hepatitit kronik C (HCV) me gjenotip 1, 4 ose 6  (GT 1, 4 o 6).


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC