Farmaci

mar232016

Omega-3: një formulim i ri i dobishëm në parandalimin kardiovaskular

tags: OMEGA 3

Omega-3 përfaqësojnë shembullin interesant të substancës që është njëkohësisht ushqim, integrator dhe bar. Prej dekadash dihet se acidet yndyrore polinsature Omega-3 mund të kenë një rol të çmuar në parandalimin kardiovaskular. Këto acide yndyrore esenciale, që nuk prodhohen në organizëm, janë të pranishme në disa ushqime dhe mund të merren si integratorë ose si barna.

"Omega-3 mund të veprojnë si antiaritmogjenë, hipotrigliceridemizues, antitrombotikë dhe anti-inflamatorë. Për to janë konsoliduar prej kohësh indikimet në trajtimin e hipertrigiceridemisë dhe parandalimin e vdekjes së papritur nga infarkti", pohon Aldo Pietro Maggioni, drejtori i qendrës së studimeve ANMCO. Një studim ndërkombëtar ka dalë në përfundimin se edhe insuficienca kardiake mund të jetë një gjendje klinike e cila mund të ketë përfitime nga trajtimi me Omega-3. Studimi ka treguar në fakt se marrja afatgjatë e Omega-3 është efikase në reduktimin e vdekshmërisë për të gjitha shkaqet dhe në frekuencën e shtrimit në spital për shkaqe kardiovaskulare te pacientët e prekur nga insuficienca kardiake.
"Për shkak të efekteve pozitive mbi shëndetin me dieta të pasura me Omega-3 janë hedhur në treg integratorë të shumtë ushqimorë që e përmbajnë atë", pohon Paola Minghetti nga departamenti i shkencave farmaceutike në Universitetin e Milanos. Dihet se integratorët përmbajnë një sasi të ulët të Omega-3 krahasuar me barnat dhe se i destinohen personave të shëndetshëm që duan të ruajnë mirëqenien ekzistuese. Gjithashtu nuk ka studime që tregojnë se integratorët ndikojnë në reduktimin e ndjeshëm të riskut kardiovaskular.
"Duhet nënvizuar se produktet e vetme që iu janë njohur cilësitë terapeutike apo parandaluese të patologjive janë barnat dhe jo integratorët. Këto të fundit kanë si qëllim vetëm ruajtjen e një gjendjeje të mirë shëndetësore. Për këtë arsye, barnat ndjekin një proces rregullator shumë më të ndërlikuar i cili duhet të verifikojë efikasitetin dhe t'ju garantojë pacientëve korrektësinë e asaj që shkruhet në fletën ilustruese",  saktëson Minghetti.
"Së fundi është aprovuar nga AIFA një bar Omega-3 ekuivalent i dispensuar në klasën A të barnave për parandalimin sekondar post-infarkt dhe për hipertriglicerideminë. Sot e njëjta kompani prodhuese ka marrë aprovimin e AIFA-s për të njëjtin bar por në klasën C, i destinuar për parandalim dhe me të gjitha garancitë që vetëm një bar mund t'i japë. Ky bar, Omega-3 ka ndjekur një rrugëtim edhe më kompleks nga ç'është kërkuar nga institucionet për të regjistruar bioekuivalencën e tij, element i vështirë për t'u matur në një bar estraktiv", thotë Elena Tremoli, drejtore shkencore e Qendrës kardiologjike Monzino në Milano.
"Në këtë bar, Omega-3 janë veshur me kapsula të buta, sepse mes formulimeve të ndryshme që gjenden sot këto janë të vetmet të mbyllura në mënyrë hermetike dhe që krijojnë një barrierë për veprimin oksidues të oksigjenimit atmosferik, ndaj të cilit acidet yndyrore janë shumë të ndjeshme. Duhet të përmendim edhe praninë e një tokoferoli (vitamina E) në zemër të kapsulës që garanton qëndrueshmërinë e principeve aktive duke shmangur fenomenin oksidues. Dobia e këtij formulimi konsiston në mundësinë për të arritur parandalimin kardiovaskular me një kosto për muaj/terapi më të ulët se shumë integratorë, që siç u tha shfaqin një përqendrim më të ulët me Omega-3", përfundon Tremoli.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC