Farmaci

pri72016

Shtatë barna të reja mbërrijnë në Evropë

tags: CHMP

Komiteti i Barnave për Përdorim Njerëzor (CHMP) i Agjencisë Evropiane të Barnave, në një takim të mbajtur në muajin mars rekomandoi autorizimin për nxjerrjen në treg të gjashtë barnave të reja dhe të një vaksine antigrip.

Bari i parë është Strimvelis: fryt i një kërkimi italian, i zhvilluar nga spitali San Raffaele dhe nga fondacioni Telethon. I adresohet trajtimit të pacientëve me Ada Scid, imunodeficencë e rëndë e kombinuar me deficitin e adenosin-deminazës. Për këta pacientë nuk ka në dispozicion një dhurues familjar kompatibël për qelizat staminale Hla (Human leukocyte antigen).

Ndërsa Darzalex (daratumumab) indikohet për trajtimin e pacientëve me mielomë multiple. Ka qenë antitrupi i parë monoklonal i aprovuar në Shtetet e Bashkuara për trajtimin e mielomës multiple, si dhe ka marrë emërtimin si bar jetim duke përfituar nga një procedurë e përshpejtuar.

Galafold (migalastat) është realizuar për pacientët e prekur nga sëmundja Fabry, një patologji e rrallë gjenetike, e karakterizuar nga një prani e pamjaftueshme e enzimës alfa-galactosidase A.

CHMP ka shprehur opinionin pozitiv edhe për vaksinën kundër gripit pandemik H5N1, MedImmune, e para e përbërë nga virus të gjallë i destinuar për profilaksinë kundër gripit, si në rastin e pandemisë së shpendëve.

Gjithashtu është rekomanduar për aprovim një biosimilar i infliximab për trajtimin e të rriturve të prekur nga artriti reumatoid, sëmundja Crohn, koliti ulceroz, spondilitis ankilosant, artriti psoriatik, psoriazis dhe mund të përdoret  edhe te pacientët në moshë 6-17 vjeç me sëmundjen Crohn aktive dhe e rëndë, ose kolit ulceroz shumë aktiv.

Rekomandimi i fundit vjen për një bar gjenerik, Palonosetron Accord (palonosetron), për parandalimin e të përzierave dhe të vjellave të lidhura me kimioterapinë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC