pri282017
BE: Konsultim publik mbi standardet e cilësisë së barnave me bazë bakteresh
Farmakovigjilenca evropiane ka nisur një konsultim publik mbi tre monografi të reja të propozuara nga ekspertët që përfaqësojnë Italinë, me objektivin për të harmonizuar për herë të parë në Evropë standardet e cilësisë për Live Biotherapeutic Products (LBPs).
LBPs janë barna që përmbajnë mikroorganizma të gjalla, si baktere apo maja dhe që kanë një impakt pozitiv në shëndetin dhe fiziologjinë e bartësit. Llojet më të zakonshme ndër bakteret janë Lactobacilli, Bifidobacteria, disa lloje Streptoccocs, Bacillus clausii dhe ndërsa mes majave është Saccharomyces cerevisiae var boulardi. Edhe pse shumë LBPs janë të disponueshme në tregun evropian, mungojnë aktualisht standardet në nivel evropian që garantojnë cilësinë dhe mbrojtjen e shëndetit të pacientëve.
Afati fundit për të marrë pjesë në konsultim është data 30 qershor 2017.
Burimi: AIFA