mar202018
Bar i ri inkurajues për karcinomën papilare të vezikës, një nga më të shtrenjtat për t'u trajtuar.
Rezultatet pozitive kanë dalë nga studimi i fazës II, i cili ka vlerësuar aktivitetin antitumoral të Oncofid-it. Ky bar novator i krijuar nga bashkimi biologjik i paclitaxel-it me acidin ialuronik është përdorur te pacientët e prekur nga karcinoma papilare e fshikëzës, e nivelit të parë ose e përsëritur.
Lajmin e ka bërë të ditur, me rastin e Kongresit Europian të Urologjisë që po zhvillohet në Kopenaghen, Fidia Farmaceutics, që nënvizon se studimi ka treguar që bari, i marrë me 6 instilacione intravezikale javore prej 600 miligramësh, ka patur një normë të përgjigjes së plotë (CR) te 45,0% e pacientëve, me një tolerueshmëri të shkëlqyer dhe me profil sigurie. Një normë më e lartë përgjigjeje të plotë (57,1%) është regjistruar te pacientët që nuk janë trajtuar më parë me kimioterapi ose imunoterapi. Vetëm një event i kundërt mbi një pacient (infeksion i traktit urinar) është konsideruar i lidhur me trajtimin dhe është zgjidhur brenda 5 ditësh, me terapi antibiotike. Asnjë pacienti nuk i është dashur ta ndërpresë trajtimin për shkak të shfaqjes apo të seriozitetit të eventeve të kundërta.
Trajtimi standard i karcinomën papilare të vezikës, nënvizon shënimi i Fidias, është heqja e tumorit vezikal nëpërmjet rrugës endoskopike transuretrale (TURBT), me anestezi spinale ose të përgjithshme, ndjekur nga instilacionet intravezikale me barna kimioterapike, të tilla si mitomicina C ose imunoterapike, siç është bacili i Calmette-Guérin (BCG), për parandalimin e rekurrencës. Kjo e fundit manifestohet me një normë frekuence prej 30-60% dhe kërkon një monitorim të pacientit për të paktën 5 vjet. Për këto arsye, tumori i vezikës është nga më të shtrenjtët për t'u trajtuar.
"Pacientët e diagnostikuar me karcinomë papilare të vezikës kanë nevojë për alternativa terapeutike me profile të mira rrezik/dobi, tolerueshmëri dhe me efekte më të vogla anësore, krahasuar me standardin aktual të trajtimin me mitomicinë C dhe BCG që ndjek TURBT-in", nënvizon profesor PierFrancesco Bassi.
"Rezultatet e rëndësishme klinike mbështesin potencialin e Oncofidit si një opsion novator terapeutik, me dobi të rëndësishme për pacientët sa i përket efikasitetit, sigurisë dhe cilësisë së jetës".