Farmaci

nën232018

Sëmundja e gjumit. CHMP-ja jep mendim pozitiv për barin me tableta

Është miratuar bari i parë në formë tabletash për tripanosomiazën afrikane, e njohur edhe si sëmundja e gjumit. Komiteti i Barnave për Përdorim Njerëzor (CHMP) i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) dha mendim pozitiv për fexinidazolin. Ky është i dhjeti bar i rekomanduar nga EMA sipas nenit 58, që parashikon një mekanizëm i cili i lejon CHMP-së të vlerësojë dhe të japë këshilla mbi ilaçet që do të përdoren jashtë Bashkimit Evropian.

Sëmundja e gjumit, e shkaktuar nga parazitët Tripanosoma brucei gambiense përmes pickimit të mizës ce-ce, është një sëmundje endemike tropikale e neglizhuar në Afrikën subsahariane, e cila mund të jetë vdekjeprurëse. Shumë raste ndodhin në Republikën Demokratike të Kongos, në kufirin me shtetet e Afrikës Qendrore.

Disa javë pas infektimit, i sëmuri ka sulme të etheve, dhimbje koke, muskujsh e kyçesh dhe të kruajtura. Me kalimin e kohës, sistemi nervor qendror pushtohet dhe pacienti fillon të ketë konfuzion mendor, sulme epileptike, vështirësi në të ecur e në të folur dhe probleme me gjumin. Nëse nuk trajtohet, sëmundja mund të vrasë brenda 2-3 vjetëve.

Terapitë e tanishme bazohen në shkallën e dëmtimit të sistemit nervor qendror dhe mund të shkojnë nga injeksione intramuskulare të pentramidinës (të dhimbshme dhe të përshtatshme vetëm për fazat e hershme të sëmundjes) në një kombinim të nifurtimox-it dhe infuzion intravenoz të eflornithin-ës, nëse dëmtimet janë më të gjera. Të gjitha këto, janë terapi që kërkojnë një minimum të strukturave shëndetësore dhe personale, jo gjithmonë të disponueshme në zonat më të largëta. Mjekimi i ri i miratuar, duke qenë se merret vetëm nëpërmjet gojës, mund të merret më shpejt e më me lehtësi dhe prodhon përmirësime pas 10 ditëve trajtim.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC