Farmaci

pri12019

Psoriaza me pllaka. AIFA miraton barin e ri të linjës së parë

Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka aprovuar një bar të ri, principi aktiv i të cilit është: dimetil fumarate, për trajtimin e linjës së parë të psoriazës me pllaka, të moderuar/të rëndë te të rriturit që kanë nevojë për një terapi me bar sistemik.

 

Këtë e ka bërë të ditur kompania farmaceutike Almirall, e cila ka zhvilluar barin. Profili i efikasitetit dhe i tolerueshmërisë së dimetil fumarates e bën atë një opsion të vlefshëm, në veçanti në administrimin për një kohë të gjatë, pasi është në gjendje të vonojë marrjen e barnave biologjike, duke ruajtur cilësinë e jetës së pacientëve.

"Ky bar, ka një efikasitet të fituar nga një eksperiencë klinike më shumë se 20-vjeçare", shpjegon Luigi Naldi (përgjegjës i Njësisë së Përgjithshme të Dermatologjisë në Spitalin "San Bortolo" në Viçenca), "lidhur me esteret e acidit fumarik dhe me një profil të favorshëm sigurie. Një karakteristikë e rëndësishme që i dallon esteret e acidit fumarik nga opsionet e tjera terapeutike të linjës së parë është efikasiteti i ruajtur në terma afatgjatë dhe fleksibiliteti i dozimit, të cilat bëjnë të mundur personalizimin e trajtimit".

Psoriaza godet rreth 7,8 milionë të rritur në Europë e rreth 125 milionë njerëz në të gjithë botën dhe, pavarësisht opsioneve të ndryshme të trajtimit që ekzistojnë deri më tani, shumë vetë me psoriazë me pllaka, vazhdojnë të luftojnë kundër natyrës këmbëngulëse të kësaj sëmundjeje kronike.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC