kor242019
Barnat që duhen evituar kur jemi në timon. FDA-ja përcakton rreziqet
Disa barna, të tilla si opioidet ose barnat kundër depresionit, mund ta bëjnë më të pasigurt, aftësinë për t'i dhënë makinës, autobusit, trenit, aeroplanit ose anijes.
Këtu e ka vënë theksin, në faqen e saj, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA). Në veçanti, mund të jetë e rrezikshme t'i jepni makinës nëse merrni opioide kundër dhimbjes, barna për ankthin (si benzodiazepinet), antiepileptikë, antipsikotikë, disa barna kundër depresionit, produkte që përmbajnë kodeinë dhe disa për ftohje dhe alergji, si antihistaminikët, barnat e gjumit, relaksuesit e muskujve, barnat për terapinë apo kontrollin e diarresë, sëmundjet e lëvizjes, pilulat dietike dhe stimuluesit (si kafeina, efedrina, pseudoefedrina).
Një bar që mund të reduktojë vëmendjen është zolpidemi, i përdorur në formulime të ndryshme kundër pagjumësisë. Disa efekte dhe reagime të mundshme anësore, që mund ta bëjnë ngarjen të pasigurt, të tilla si përgjumja, turbullimi i shikimit, marramendja, lëvizjet e ngadalta, zalia, paaftësia të patur vëmendje apo fokus, të vjellat, irrritueshmëria.
Disa barna, shpjegon FDA-ja, mund të ndikojnë në ngarje për një kohë të shkurtër pas marrjes së tyre, ndërsa për të tjerët efektet mund të zgjasin disa orë dhe në disa raste, deri në ditën pasuese. Në disa raste, te këto barna ka paralajmërim për të mos përdorur makineri të rënda dhe për të mos i dhënë makinës. Është mirë, rekomandon FDA-ja, të shmanget përzierja e barnave dhe alkoolit gjatë ngarjes dhe të konsultoheni me mjekun tuaj nëse merrni barna gjumi, në mënyrë që ai t'ju japë dozën më të ulët efektive.