qer32020
Onkologji. Evropa ndez dritën jeshile për entrectinibin. Ja, për çfarë indikacionesh
Komiteti i Produkteve Mjekësore për Përdorim Njerëzor (CHMP) në EMA, ka dhënë mendim pozitiv për autorizimin e marketingut të entrectinibit për trajtimin e pacientëve të moshuar dhe pediatrikë mbi 12 vjeç, të prekur nga tumore të ngurta që shprehin bashkimin e gjenit të receptorit të tirozinë kinazës neurotrofike (NTRK), me sëmundje lokalisht të përparuar, metastatike ose në të cilën rezekimi kirurgjikal mund të çojë në morbiditet të rëndë.
Roche e ka bërë të ditur këtë, duke theksuar se indikacioni u referohet pacientëve që nuk kanë marrë më parë një frenues të NTRK-së dhe për të cilët nuk ekzistojnë opsione terapeutike të kënaqshme. CHMP-ja e ka rekomanduar gjithashtu entrectinibin për trajtimin e të rriturve me karcinomë pulmonare jo me qeliza të vogla (NSCLC) Ros1-pozitive, të patrajtuar më parë me frenuesit e Ros1.
"Me mendimin e favorshëm të CHMP-së, zgjerohen opsionet e trajtimit për lloje të ndryshme të kancerit në dobi të pacientëve të cilët (krahasuar me të kaluarën) shohin kështu shtimin e jetëgjatësisë së tyre, duke patur parasysh se entrectinibi ka përfitim klinik te 70-75% e njerëzve të trajtuar. Ky është një hap i mirë përpara për të gjithë onkologjinë mjekësore dhe një përparim farmaceutik, terapeutik dhe kulturor", komenton Salvatore Siena (Universiteti i Milanos).
"Entrectinibi është një nga barnat më interesante që kam patur mundësinë të studioj për karakteristikat e tij të përshtatjes, pasi është një bar aktiv mbi më shumë objektiva dhe - në të gjithë ata në të cilët është aktiv - ka prerogativën të funksionojë mirë si në lokalizimin e sëmundjes sistemike, ashtu edhe në nivelin e sistemit nervor qendror i cili, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë një nga kufijtë e shumë agjentëve të tjerë të synuar", tha profesor Filippo de Braud (Universiteti i Milanos).
"Kohëzgjatja e përgjigjes ndaj barit është veçanërisht e zgjeruar dhe, disa pacientë të trajtuar nga ne, kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga terapia për disa vjet".