Fitoterapi

jan272015

Nga pema e çajit një kurë për Acne vulgaris

Pema e çajit e ka origjinën nga Australia. Ajo është  përdorur gjerësisht nga aborigjenët shumë kohë më parë se anglezët ta zbulonin në shekullin XVIII. Vaji esencial i përftuar nga gjethet e saj është efikas në trajtimin e puçrrave.

Acne vulgaris (Av) është një sëmundje kronike e lëkurës e karakterizuar nga puçrra të lokalizuara në fytyrë, qafë, kurriz dhe gjoks. Dëmtimet nga puçrrat klasifikohen si komedonale, papulare, postulare dhe gungëza cistike sipas shkallës së inflamacionit. Av fillon me një hiperkeratinizacion të epitelit folikular nga ku formohen komedonet të shoqëruara me një mbi-prodhim sebumi. Puçrra me qelb lind nga një infeksion bakterial i shkaktuar nga shtamet e Propionibacterium acnes dhe Staphylococcus epidermidis.
Njerëzit e prekur me Av shpesh i drejtohen kurave alternative dhe plotësuese të tilla si fitoterapia, ndonëse provat e efikasitetit të saj nuk ishin vlerësuar kurrë në mënyrë sistemike, të paktën deri më sot. Në një publikim të janarit 2015 në bibliotekën ndërkombëtare Cochrane, studiuesit arritën në përfundimin se ka një tregues efektiv për aplikimin ditor të një xheli që përmban 5% vaj nga pema e çajit e njohur ndryshe si Melaleuca Alternifolia. Kjo është një pemë aromatike e rritur fillimisht në Australi dhe Zelandën e Re dhe e përdorur gjerësisht nga aborigjenët shumë më parë se anglezët ta zbulonin në shekullin e XVIII. Ishte kapiteni Cook i cili zgjodhi emrin "pemë çaji" (tea tree), duke gjetur te kjo pemë një zëvendësim të këndshëm për çajin për shkak të përbërësve aromatikë.
Pikërisht nga gjethet e saj merret vaji esencial i pasur me terpen-4-olo, një substancë me fuqi të lartë antibakteriale dhe fungicide. Për të përftuar xhelin, vaji esencial  ndërfutet brenda një xheli me karbopol, i cili përzihet derisa 1.3% e karbopolit 940 të shpërbëhet në ujë të distiluar duke rregulluar më pas pH në 7 me trietanolaminë. Si alternativë e karbopolit mund të përdoret 2-3% e Tinovis ADE®, një kopolimer i cili gjithashtu vepron si emulsifikues. Solucioni i saj i lëngshëm mpikset vetëm duke e kaluar disa sekonda në turboemulsifier, për të marrë një xhel kompakt. Testet klinike kanë treguar se vaji i pemës së çajit i aplikuar në nivel intravaginal përmes tamponëve të lyer me solucione emulsionike, mund të jetë i dobishëm edhe kundër infeksioneve vaginitis dhe cervicitis të shkaktuara nga Candida albicans dhe Trichomonas vaginalis.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC