Fitoterapi

jan292018

Mirra dhe ratania, bimët që iu vijnë në ndihmë mukozave të gojës

Mirra është një rrëshirë që rrjedh nga lëvorja e bimës Commiphora molomol, një derivat i natyrshëm që mund të përdoret për të zgjidhur çrregullimet e mukozës së gojës. Emri "commiphora" vjen nga arabishtja dhe ka kuptimin "që prodhon gomë". Eksudati përmban vaj të paqëndrueshëm, rezinë (25-40%), gomë (60%) dhe seskuiterpen. U ofrua nga Jezusi për të treguar sakrificën dhe vdekjen e tij të ardhshme. Në të vërtetë, ajo ishte përdorur në antikitet për të ruajtur mumjet dhe në ritet e funeralit.

Përdorur më parë në Egjiptin e lashtë, ajo u përdor më tej edhe në Greqi, ku përzihej me verën, si për të modifikuar shijen, ashtu edhe si një mjet kurues për dhimbjet. Vetitë e saj janë konfirmuar edhe nga një studim italian që është botuar në "Nature", në vitin 1996. Në këtë studim (in vitro dhe in vivo), studiuesit fiorentinë tregojnë efektin analgjezik që ka aktivizimi i receptorëve opioidë nga ana e ekstraktit të mirrës, duke ua atribuar veti të tilla, dy përbërësve në veçanti: Curanene-s dhe furanoeudezmës-1.3-diene. Plotësues i shumë dobive për mukozën orale, është efekti antibakterial i dukshëm në bakteret grampozitive dhe gramnegative.

Përveç mirrës, sugjerohet edhe përdorimi i tinkturës së një bime tjetër: ratanisë (Krameria argentea). Kjo bimë e pasur me taninë dhe polifenole ka veti antiinflamatore dhe kontraktuese. Vetia e fundit është shumë e dobishme në rastet e gjakrrjedhjes nga mishrat e dhëmbëve.

Shembull formulimi:
Nevojiten:

2 epruveta, peshore, shufër qelqi
Tinkturë ratani, 50g
Tinkturë mirre, 50g

Tinkturat përftohen duke patur si bazë ekstraktet e thata, të cilave u shtohet alkool në një gradë të caktuar alkoolike, që synon ruajtjen e përbërësve aktivë. Grada më e lartë alkolike, bën të mundur një avullim të shpejtë të holluesit: përbërësit halorë të ekstrakteve ngjiten kështu pas mukozës bukale dhe nuk treten shpejt nga pështyma.

Për tinkturën e ratanisë: në një epruvetë shtojmë 80 g alkol 30% dhe shkrijmë 20g ekstrakt të bimës.
Në një epruvetë të dytë formojmë tinkturën e mirrës, duke përzier 20g ekstrakt fluid të mirrës, me 80g alkol 70 %.
Ngadalë dhe duke e përzier në mënyrë të njëtrajtshme, hedhim tinkturën me gradë më të ulët alkolike brenda epruvetës që përmban tinkturën me gradë më të lartë alkolike.
E aplikojmë lokalisht në zonën e mukozës që na intereson, ose e përdorim si shpëlarës (të holluar në ujë).

Luca Guizzon, farmacist ekspert në Fitoterapi
Riccardo Carli, PhD Student në Universitetin e Kuinslandit.

Nat Prod Commun.2010 Sep;5(9):1359-64.
Pharmazie.2015 Aug;70(8):549-52.
Nature.1996 Jan 4;379(6560):29


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC