Shëndetësi

sht122014

Bashkëpunim i komunitetit Medikey me AIFA për informimin rreth barnave

AIFA (Agjensia Italiane e Farmakologjisë) nëpërmjet buletinit të saj "Pillole dal mondo" arrin maksimumin e lexueshmërisë nga i gjithë personeli i shërbimit shëndetësor, kryesisht në sajë të bashkëpunimit me komunitetin Medikey të Edra. 

Kjo u njoftua nga Luca Pani, drejtor i AIFA, duke theksuar se qëllimi i marrëveshjes është "për të zgjeruar dhe rritur gamën e informacionit me qëllim paanshmërinë, cilësinë dhe plotësinë e informacionit shkencor". "Newsletter-i, shkruan Pani "është rritur edhe në sajë të kontributit të marrë nga anëtarët dhe ofron një mundësi të mëtejshme për të thelluar mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe shkëmbimin e informacionit e ekspertizës me  AIFA" ku ka si objektiv kryesor "mbështetjen e personelit mjekësor në praktikën e përditshme klinike dhe sigurimin e mjeteve të dobishme për të kuptuar qëllimin dhe përshtatshmërinë përshkruese, linjat e trajtimit dhe veprimtarinë e farmakovigjilencës". Medikey është komuniteti i profesionistëve italianë të shëndetit, i cili përshin më shumë se 178.000 përdorues aktivë dhe burimet më të mira të përditësimit, analiza të plota mbi shëndetin dhe mjekësinë, të cilat janë të arritshme me një çelës të vetëm aksesi."Përdorimi i saktë dhe i duhur i barnave është vendimtar për shëndetin publik dhe për qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor", tha Giorgio Albonetti, Presidenti i Edra LSWR. "Ne jemi të nderuar", shtoi ai, "të mbështesim AIFA në arritjet e rëndësishme të ndërmarra që prej 2012 për informimin e plotë mbi aspektet rregullatore, efektive dhe transparente. Ne besojmë se për të gjithë komunitetin mjekësor dhe kujdesin shëndetësor aktiv në Medikey, informacioni i pavarur dhe i menjëhershëm që AIFA ofron është një kontribut thelbësor". 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC