Shëndetësi

kor282015

Dita Botërore e Hepatitit 2015: Teste falas dhe apel për vaksinim

Çdo 28 korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Aleanca Botërore të Hepatitit organizojnë Ditën Botërore të Luftës Kundër Hepatitit. Tema e këtij viti është "Parandalo hepatitin. Vepro tani".
 Hepatiti viral shkaktohet nga 5 viruse të ndryshme: A, B, C, D dhe E, të cilat prekin qindra milionë njerëz në të gjithë botën, duke shkaktuar sëmundje kronike e duke vrarë afro 1.45 milionë njerëz çdo vit (kryesisht hepatitet B dhe C). Këto viruse transmetohen nëpërmjet ujit dhe ushqimeve të kontaminuara, po aq sa edhe nga kontakti me gjakun, injeksionet dhe transfuzionet e pasigurta. Infeksioni transmetohet edhe nga nëna te fëmija apo kontaktet seksuale. Parandalimi në këto raste është i thjeshtë nëse njerëzit mësojnë se si të mbrohen dhe të kryejnë ndërhyrje efektive.

Në maj 2014, delegatë nga Asambleja Botërore e Shëndetit nga 194 vende të ndryshme adoptuan rezolutën për parandalimin global, diagnostikimin dhe trajtimin e hepatiteve virale. 28 korriku u zgjodh si Dita Botërore e Hepatitit në nder të datëlindjes se fituesit të çmimit Nobel, Prof. Baruch Samuel Blumberg, zbulues i hepatitit B dhe zhvillues i vaksinës së parë kundër tij. Mesazhet kryesore në Ditën Botërore të Hepatitit 2015 janë: Parandaloni hepatitin - njihuni me risqet, kërkoni injeksione të sigurta, vaksinoni fëmijët, ekzaminohuni, kërkoni trajtim. Gjaku i pasigurt, injeksionet e pasigurta dhe ndarja e shiringave për injektimin e drogës janë burim i përhapjes së hepatit. 2 milionë njerëz çdo vit e kontraktojnë atë nëpërmjet këtyre rrugëve dhe mesatarisht 780 mijë persona vdesin nga hepatiti B. Një vaksinë e sigurt dhe efikase mund të mbrojë nga infeksioni i hepatit B gjatë gjithë jetës e po ashtu ekzistojnë barna efektive për të trajtuar hepatitin B dhe për të kuruar hepatitin C. Në Shqipëri, në ditën e sotme do të kryhen falas testet në poliklinikën nr.1, nr.9 dhe poliklinikën qendrore të Tiranës. Po kështu, testimi ofrohet falas nga drejtoritë e shëndetit publik në Vlorë, Elbasan dhe Korçë. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të publikuara në vitin 2014 hepatitet B dhe C kanë prekur 9% të popullsisë në vend./ D.Gj.

 

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC