Shëndetësi

shk82019

Aditivët ushqimorë. Pediatrët amerikanë kërkojnë më shumë informacione

Aditivë të shumtë ushqimorë të shtuar direkt në ushqim gjatë përpunimit ose të përdorur gjatë prodhimit ose paketimit, mund të vënë në risk shëndetin e fëmijëve, sipas një raporti të ri teknik dhe deklaratës së Akademisë Amerikane të Pediatrisë, të publikuar në "Pediatrics".

Ndërmjet aditivëve që shkaktojnë shqetësimet më të mëdha mund të citohen bisfenolet. Të përdorur në kontenitorë plastikë dhe në veshjen e kanaçeve të metalit, bisfenolet mund të shkaktojnë çrregullim të funksionalitetit endokrin, duke reduktuar ndoshta fertilitetin dhe duke modifikuar kohët e pubertetit. Rezultatet e disa kërkimeve sugjerojnë edhe që mund të kenë efekte në zhvillimin neurologjik dhe në obezitetin në fëmijëri.

Më pas flitet për ftalatet, që mund të gjenden në qesen plastike të ushqimeve dhe në tubat plastikë që përdoren gjatë prodhimit të ushqimeve. Këta aditivë lidhen me ndërprerjet endokrine, ndërmjet të cilave janë toksiciteti testikular, efektet kardiotoksike dhe stresi oksidativ.

Nuk duhen harruar nitratet dhe nitritet, që shtohen vetëm drejtpërdrejt në ushqime (shpesh, te mishi i përpunuar) si konservantë ose për të përmirësuar ngjyrën dhe që lidhen me kancerin dhe disfunksionin e tiroides.

Produktet kimike perfluoroalkilike, që përdoren në prodhimin e letrës së furrës dhe kartonit, kanë qenë në fakt të lidhura me imunosupresionin, ndryshimet e sistemit endokrin dhe zvogëlimin e peshës në lindje. Shqetësim i veçantë buron më pas për ekspozimin e grave shtatzëna ndaj perkloratit.
Ky aditiv, shpesh i shtuar në ambalazhet e plastikës për ushqimet e thata për të kontrolluar elektricitetin statik, është në gjendje të ndërpresë prodhimin e hormonit të tiroides, me implikacione për funksionin konjitiv. Së fundi, citohen ngjyruesit ushqimorë artificialë, që lidhen në disa studime me një rritje të riskut të çrregullimit nga deficiti i vëmendjes dhe hiperaktivitetit, edhe pse kjo lidhje do të interpretohet me kujdes.

Për të kontribuar në reduktimin e ekspozimit, Akademia Amerikane e Pediatrisë i këshillon mjekët që t'u sugjerojnë familjeve të konsumojnë më shumë fruta dhe perime të freskëta ose të ngrira, në vend të atyre që gjenden në kuti dhe të shmangin mishin e përpunuar. Përveç kësaj është e rëndësishme të mbajmë mend që të mos e vendosim plastikën në mikrovalë apo pjatalarëse sepse nxehtësia mund të shkaktojë daljen e substancave kimike që mund të kontaminojnë ushqimin.


Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2018-1408
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30037974

Pediatrics 2018. Doi: 10.1542/peds.2018-1410
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30037972


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC