Shëndetësi

kor42019

Ekspozimi ndaj triklosanit shton rrezikun e osteoporozës te gratë

Gratë që janë ekspozuar ndaj niveleve të larta të antibakterikut triklosan, kanë më shumë mundësi të kenë një densitet mineral kockor më të ulët dhe të shfaqin osteoporozë gjatë linjës së intertrokanterikës femorale, krahasuar me gratë që janë ekspozuar ndaj sasive më të ulëta të kësaj substance kimike. Kjo, sipas një studimi të publikuar në "Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism".

"Kemi zbuluar se ekspozimi ndaj triclosanit mund të jetë faktor rreziku për të patur densitet mineral kockor më të ulët dhe për osteopozorën. Gjithsesi, lidhja shkakësore duhet konfirmuar ende", thotë Yingjun Li (Shkolla e shëndetit Publik në Hangzhou, Kinë), që ka udhëhequr grupin e punës.

Për të shqyrtuar lidhjen mes përqendrimeve urinare të triklosanit dhe treguesit të densitetit kockor dhe osteoporozës, kërkuesit kanë shtresëzuar 1.848 gra (pjesëmarrëse në sondazhin hulumtues National Health and Nutrition 2005-2010) në kuintile në bazë të përqendrimit të substancës në urinën e tyre.
Kështu, përqindja e osteoporozës në brendësi të kohortes ka qenë 3,93% në femur, 4,82% në qafë të femurit dhe 4,09% në vijën intertrokanterike. Pas rregullimeve sipas shumë variablave, mes të cilëve mosha, raca, niveli i arsimimit, zakonet e duhanpirjes, treguesit e masës trupore dhe marrjes së kalciumit, lidhjet kanë rezultuar mes kuintilit të tretë të përqendrimit të triklosanit dhe densitetit të kockës inferiore të femurit e në shtyllën vertebrale lumbare, krahasuar me kuintilin e parë të përqendrimit të triklosanit.
Gjithashtu, krahasuar me gratë në kuintilin e parë të ekspozimit, gratë në kuintilin e tretë shfaqnin më shumë mundësi për të patur një prevalencë osteoporoze më të madhe në zonën e vijës intertrokanterike femurale.

Megjithatë, asnjë lidhje nuk u vërejt ndërmjet përqendrimit të triklosanit dhe osteoporozës në vende të tjera ose në kompleks. "Ky është studimi i parë epidemiologjik që ka vlerësuar lidhjen mes nivelit urinar të triklosanit dhe indeksit të densitetit të kockave dhe osteoporozës te gratë e rritura në Shtetet e Bashkuara. Jo vetëm që gratë me nivele më të larta triklosani në urinë kishin më shumë gjasa të kishin probleme me kockat, por lidhja ishte më e fortë te gratë në postmenopauzë sesa te gratë para menopauzës", përfundojnë autorët.


J Clin Endoc Metab 2019. Doi: 10.1210/jc.2019-00576
https://doi.org/10.1210/jc.2019-00576


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC