Shëndetësi

qer262023

Skleroza laterale amiotrofike. Përfitime të mundshme nga acidi alfa linoleik dhe omega-3

Konsumimi i më shumë ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3, si: vaji i farave të lirit, arrat, vaji i kanolas dhe farat e kungullit, shoqërohet me një ngadalësim të rënies fizike të shkaktuar nga skleroza laterale amiotrofike (ALS) dhe një zgjatje të lehtë të mbijetesës. Sipas një studimi të publikuar në "Neurology".

"Studimi ynë zbuloi se ekziston nje lidhje intriguese midis dietës dhe ALS-së e cila sugjeron, por nuk provon, se njerëzit me ALS mund të përfitojnë nga shtimi i acideve yndyrore omega-3 në dietën e tyre, edhe pse kërkimet e mëtejshme mbi këtë temë janë të nevojshme", thotë Kjetil Bjornevik nga Universiteti i Harvardit në Boston, autori i kryesor i studimit.

Studiuesit ndoqën 449 njerëz me ALS me moshë mesatare 58 vjeç për 18 muaj, 126 (28%) prej të cilëve humbën jetën në fund të studimit. Ekspertët analizuan nivelet e acideve yndyrore omega-3 dhe i ndanë ato në katër grupe bazuar në sasinë e pranishme në gjakun e secilit prej pjesëmarrësve. Ata gjithashtu vlerësuan përparimin e sëmundjes dhe ashpërsinë e simptomave duke përdorur një test që mati 12 aspekte të funksionit fizik duke përfshirë: gëlltitjen, të folurit, përtypjen dhe aftësinë për të përdorur muskujt e duarve, krahëve, dhe këmbëve, si dhe funksionin respirator. Çdo kategori u vlerësua me pikë nga zero (pa aftësi) në katër (aftësi normale). Analiza e të dhënave tregoi se më i dobishmi nga acidet yndyrore omega-3 ishte acidi alfa-linolenik, i cili gjendet në shumë fara dhe vajra, duke përfshirë: farat e lirit, arrat, farat chia, kërpin dhe vajrat vegjetale.

Njerëzit me sasinë më të lartë të acidit alfa-linolenik kishin një rezultat mesatar prej 38.3 pikësh në fillim të studimit, ndërsa njerëzit me sasinë më të ulët kishin një rezultat mesatar prej 37.6 pikësh. Në grupin me më shumë acid alfa-linolenik, 21 persona (19%) humbën jetën gjatë studimit, ndërsa në grupin me sasinë më të vogël, vetëm 37 persona (33%).

Pas përshtatjes për moshën, gjininë dhe përkatësinë etnike, njerëzit me sasinë më të madhe të acidit alfa-linolenik kishin një rrezik 50% më të ulët për të vdekur sesa ata me sasinë më të ulët. Nivelet më të larta të acidit eicosapentaenoik, një acid yndyror omega-3 që gjendet te peshku dhe suplementet e vajit të peshkut, janë shoqëruar gjithashtu me një rrezik më të ulët të vdekjes. Për më tepër, gjatë studimit autorët zbuluan se acidi linoleik, i cili gjendet te vajrat bimore, arrat, mishi, farat dhe vezët, ishte i lidhur me një rrezik më të ulët të vdekjes.

 

Neurology 2023. Doi: 10.1212/WNL.0000000000207485
http://doi.org/10.1212/WNL.0000000000207485


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC